Rrahje mes pesë personave në Viti, përdoret edhe arma e zjarrit

 

 

Gjatë ditës së sotme në Ballancë të Vitisë janë rrahur mes vete pesë persona, njëri nga ta e ka përdorë edhe armën e zjarrit por nga të shtënat nuk është lënduar askush.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, tha se një nga personat është dërguar në Spitalin e Gjilanit për trajtim mjekësor.

Pesë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Konfirmimi i tij i plotë:

Me datën 11.05.2025 rreth orës 14:10 kemi pranuar informacion se në fshatin Ballancë të komunës së Vitisë si pasojë e një mosmarrëveshje ka ardhur deri te konfrontimi fizik në mes të pesë (5) personave meshkuj kosovar, në të cilin rast dyshohet se nga njëri prej të dyshuarve është përdorur edhe një armë zjarri pistoletë e llojit TT me të cilën dyshohet se është shtënë ti herë nga i dyshuari, nga të cilat të shtëna nuk ka pësuar askush.

Gjatë këtij konflikti fizik lëndime trupore ka pësuar njëri nga të përfshirët në këtë përleshje i cili është duke marrë tretman mjekësore në qendrën emergjente në Spitalin Rajonal të Gjilanit, i cili sipas mjekut kujdestar është jashtë rrezikut për jetë.

Në vendin e ngjarjes nga ana e zyrtarëve policor është konfiskuar arma e dyshuar, tri gëzhoja dhe tre fishekë. Po ashtu me urdhër të Prokurorit të Shtetit është realizuar kontroll në shtëpitë e të dyshuarve në dy lokacione të ndryshme.

Pesë të dyshuarit pas intervistimit me aktvendim nga Prokurori i Shteti janë dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tyre do të ngritët kallëzim penal për veprat penale ‘’Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’, Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve’’ dhe ‘’Lëndim i lehtë trupor’’

  • Shkrime të ngjashme

    Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet pas shkarkimit ish-drejtori i Burgut të Durrësit

    Drejtori i shkarkuar i burgut të Durrësit, Indrit Cërloj, pas arratisjes së Altin Ndocit, është arrestuar nga Policia, si i akuzuar për “shpërdorim detyre”. Pas arratisjes së Ndocit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve zbardhi të gjitha shkeljet që dyshohet të…

    Shifrat e fushatës: Sa ka investuar AAK për zgjedhjet lokale

    KQZ ka bërë publike detajet financiare të fushatës së AAK-së për zgjedhjet lokale të këtij viti. Raporti i paaudituar tregon se partia e Ramush Haradinajt ka shpenzuar mbi 24 mijë euro, kryesisht për reklama, paga dhe detyrime të tjera, duke…