Ramiz Lladrovci voton në Shqipëri: Kandidati të cilin e votova pres të jetë avokat i çështjes kombëtare

 

 

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, e ka shfrytëzuar të drejtën e tij të votës në Shqipëri, pasi posedon edhe pasaportën shqiptare.

Pas hedhjes së votës në kuti, ai bëri një postim në Facebook me anë të të cilit bëri të ditur se nga kandidati të cilin e ka votuat, pret të jetë avokat i çështjes kombëtare sikur deri sot, për Kosovën dhe shqiptarët kudo jetojnë.

“Deputetët ashtu edhe drejtuesit ekzekutiv të shtetit e kanë obligim moral, kombëtar e kushtetues, të ngritin dhe mbrojnë çështjet me rëndësi të shqiptarëve jashtë kufijve administrativë. Obligimi i shqiptarëve jashtë kufijve administrativë, dihet, ta duan Shqipërinë!”, tha Lladrovci.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…