Prova që u kthye në tragjedi: 24-vjeçari humb jetën nga arma që donte ta blinte

 

 

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur pasditen e së dielës në zonën malore mes fshatrave Lubizhdë dhe Skorrobisht të Prizrenit, ku një i ri ka humbur jetën në rrethana që kanë tronditur familjarët dhe komunitetin lokal.

Sipas burimeve të Gazetës, viktima është identifikuar si Anton Tunaj, 24 vjeç, i cili dyshohet se ka ndërruar jetë pasi është qëlluar me një armë zjarri që po e provonte për ta blerë nga njëri prej shokëve të tij.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 17:30, kur dy të rinj – S. J. dhe D. B. – së bashku me viktimën, ishin ngjitur në një zonë pyjore për të testuar një armë të tipit revole.

Siç merr vesh Gazeta, ata kanë deklaruar para hetuesve se se Tunaj kishte shfaqur interesim për ta blerë armën.

Sipas versionit të tyre, pasi Tunaj kishte shkrepur tri herë në tokë për ta testuar armën, papritmas kishte drejtuar revolen nga koka dhe kishte shtënë mbi veten. Të tronditur, ata janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes dhe janë paraqitur në polici për të raportuar rastin.

Menjëherë pas pranimit të informacionit, njësitet policore kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë siguruar perimetrin. Ekipi mjekësor nga Qendra Emergjente ka konfirmuar vdekjen e të riut në vendngjarje.

Ndërkohë, njësitet e hetimeve dhe forenzikës, nën drejtimin e Prokurorit të Shtetit, janë duke kryer veprimet hetimore për të ndriçuar të gjitha rrethanat e kësaj ngjarjeje, përfshirë origjinën e armës dhe qëllimin e saktë të takimit.

Të dy të rinjtë janë momentalisht të shoqëruar dhe nën mbikëqyrje policore, ndërsa rasti është duke u trajtuar nga Sektori Rajonal i Hetimeve në koordinim të plotë me Prokurorinë.

Kjo ngjarje e rëndë, e cila përfundoi me humbjen e jetës së një të riu, ka lënë pas pikëllim të thellë dhe shumë pikëpyetje që autoritetet pritet t’i ndriçojnë në ditët në vijim.

Gazeta do të përcjellë të gjitha zhvillimet nga ky rast i dhimbshëm.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…