Moti javën e ardhshme me diell, vranësira dhe reshje shiu

 

 

Java e ardhshme parashihet të jetë e paqëndrueshme, diell, vranët dhe reshje shiu.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se minimalja do të jetë 2 gradë Celsius, kurse maksimalja 20 gradë Celsius

E hënë- Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende do të shoqërohen me riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4 deri 7gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-7m/s.

E martë- Mot me diell dhe vranësira të shperndara. Vranësirat mund te sjellin riga shiu , kryesisht në disa zona të kufizuara .Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5 deri 8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-5m/s.

E merkurë. Mot me diell dhe vranesira të shperndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 deri 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-19gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes.

E enjte- Mot me dielldhe pjesëisht i vranët.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2 deri 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-20 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperendimit e lehtë deri mesatare.

E premte. Të premten parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët. Vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5 deri 9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperendimit me shpejtësi 1-7m/s

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…