KQZ në Shqipëri nis publikimin e rezultateve: Këtu mund t’i ndiqni LIVE

 

 

KQZ-ja në Shqipëri ka nisur publikimin e rezultateve.

Rezultatet mund t’i përcillni këtu LIVE.

Partia Socialiste kryeson bindshëm në Vorë, me 21 kutitë e para që janë votuar. Në Vorë u votua në mënyrë elektronike dhe rezultati zyrtar do të shpallet nga KQZ nesër në mëngjes, por Report Tv ka arritur që të sigurojë rezultatet për të paktën 21 kuti votimi.

21 kutitë e para të numëruara në Vorë, kanë nxjerrë fituese Partinë Socialiste. Ajo ka marrë 1902 vota ose 62%, ndërsa PD vetëm 1164 ose 38%. Vota preferenciale kryeson te Blendi Gonxhja, kandidati i PS në listën e hapur të Tiranës. Mbështetësit e PS kanë nisur festën me fishekzjarrë.

Numërimi ka nisur edhe në qarkun e Korçës. Numërohen 3 kuti në Pustec: PS me 419 vota dhe PD 208 vota.

Votat e diasporës do të numërohen nga komisionerë të partive në Tiranë, paralele me numërimin e votave në mbarë Shqipërinë./KFVA/

 

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…