Bajrami, deputetëve të VV-së: Mos u frikësoni nga nisma për të kundërshtuar rritjen e çmimit të energjisë

 

 

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për situatën e krijuar tashmë që nga 15 prilli për moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës, shkruan KFVA.

Në një postim në Facebook, ajo përmend edhe vendimin e ZRrE-së për shtrenjtimin e rrymës, duke thënë se deputetët e VV-së s’kanë pse të frikësohen për mbledhjen e nënshkrimeve për shfuqizimin e këtij vendimi.

Sipas saj, nënshkrimi i kësaj nisme do të ishte veprim i drejtë dhe mbrojtje e interesit të qytetarëve.

Postimi i plotë:

Nga partia që e ka blloku Kuvendin nga 15 prill nuk pritet ndryshe, sikur të mendonin për qytetarët dhe bizneset znj. Kusari-Lila dhe të tjerët ne sot nuk do të ishim në këtë situatë.

Megjithatë nuk kanë asnjë arsye të frikësohen nga nisma e deputetëve për mbledhjen e nënshkrimeve me qëllim që t’i kërkohet ZRRE-së shfuqizimi ose shtyerjën e vendimit për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Ju rikujtoj se përfaqësuesit e qytetarëve kanë detyrimin të mbrojnë interesin publik, dhe nënshkrimi i kësaj nisme do të ishte veprim i drejtë dhe në përputhje me këtë përgjegjësi.

Për nësnshkruesit e kësaj kërkese vota e marrë është përgjegjësi, jo shansë me lujtë me vullnetin e qytetarëve e me blloku institucionet.

 

  • Shkrime të ngjashme

    Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet pas shkarkimit ish-drejtori i Burgut të Durrësit

    Drejtori i shkarkuar i burgut të Durrësit, Indrit Cërloj, pas arratisjes së Altin Ndocit, është arrestuar nga Policia, si i akuzuar për “shpërdorim detyre”. Pas arratisjes së Ndocit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve zbardhi të gjitha shkeljet që dyshohet të…

    Shifrat e fushatës: Sa ka investuar AAK për zgjedhjet lokale

    KQZ ka bërë publike detajet financiare të fushatës së AAK-së për zgjedhjet lokale të këtij viti. Raporti i paaudituar tregon se partia e Ramush Haradinajt ka shpenzuar mbi 24 mijë euro, kryesisht për reklama, paga dhe detyrime të tjera, duke…