by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Kosova vazhdon të jetë nën hijen e trishtimit pas ndarjes tragjike nga jeta të dizajnerit të njohur Festim Isufi, i cili vdiq ditën e djeshme në banesën e tij në Prishtinë.
Sot, më 10 maj 2025, do të mbahet ceremonia e varrimit në ora 16:31, në varrezat e qytetit të Gjilanit, vendlindja e të ndjerit.
Në një njoftim të publikuar nga familja Jusufi, thuhet: “Njoftojmë të gjithë farefisin, miqtë dhe qytetarët se i dashuri jonë u nda nga jeta me datë 09.05.2025, në moshën 34-vjeçare, duke na lënë të pikëlluar dhe në kujtim të përhershëm. Varrimi do të bëhet ditën e shtunë, me datë 10.05.2025, me namaz të ikindisë 16:31, në varrezat e qytetit Gjilan. Funerali niset nga shtëpia e të ndjerit”.
Ngjarja e rëndë ndodhi të premten në “Rrugën B” të Prishtinës, ku sipas dyshimeve të para, Festim Isufi thuhet se ka therur me thikë bashkëshorten e tij dhe më pas ka ndalur jetën e vet.
Bashkëshortja, e cila u plagos rëndë, ndodhet jashtë rrezikut për jetë. Deri tani, motivacionet e ngjarjes mbeten të panjohura, ndërsa autoritetet po vazhdojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e incidentit.
Isufi ishte një emër i njohur dhe shumë i respektuar në fushën e dizajnit në Kosovë, dhe vdekja e tij ka shkaktuar reagime të shumta nga komuniteti artistik, miqtë dhe qytetarët që e njihnin dhe e vlerësonin për punën dhe karakterin e tij.
Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ka reaguar ndaj spekulimeve që janë përhapur në disa media lidhur me një rritje të mundshme ekstreme të çmimit të naftës, duke i quajtur ato “të pavërteta dhe të qëllimshme”. “Nuk ka asnjë shans teorik që nafta të arrijë çmimin prej 10 eurosh për
Disa ditë më parë, një 18 vjeçar nga Podujeva humbi jetën në një liqe në Gjermani. Ndërsa sipas njoftimit të familjarëve, lamtumira e fundit, 18 vjeçarit nga Kosova do t’i jepet nesër në ora 18:00. Varrimi i të riut do të bëhet në fshatin Llaushë, lagjia Dushkolli.
Bitcoin u rrit me 0.5% të martën, duke zgjatur fitimet nga sesioni i mëparshëm, pas raporteve se Irani mund të kërkojë armëpushim në konfliktin me Izraelin. Megjithatë, tregjet e kriptove mbetën të ndjeshme, pasi tensionet në Lindjen e Mesme vazhdojnë, ndërsa investitorët presin me kujdes vendimin e radhës të Rezervës Federale të SHBA,
Një ngjarje e rëndë kishte ndodhur me 29 maj rreth orës 13:00 në rrugën “Fazli Grajçevci” në Fushë Kosovë, ku një 23-vjeçare pati rënë nga kati i katërt i një ndërtese banimi, shkruan KFVA. Sipas burimeve mjekësore, ajo ndodhes jashtë rrezikut për jetë, por në gjendje serioze shëndetësore. Ndërkohë që e njëjta dje