Shaqiri shkëlqen me het-trik, Baseli dominon Luganon 5-2 në Superligën e Zvicrës

 

 

Baseli ka shpartalluar Luganon 5-2 në një ndeshje emocionuese të play-offit të Superligës së Zvicrës, duke arritur një fitore të sigurt para tifozëve të tyre, dhe Xherdan Shaqiri ishte sërish lojtari kyç për liderin e kampionatit, shkruan Gazeta KFVA.

Përkundër faktit që Lugano kaloi në epërsi pas vetëm tre minutash me golin e Uran Bisilmit, gëzimi i tyre ishte i shkurtër. Albian Ajeti e barazoi shifrat në minutën e pestë, por gjithçka ndryshoi kur Ajeti u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja në minutën e 33-të.

Pas kësaj, Xherdan Shaqiri mori drejtimin e lojës dhe realizoi një het-trik të pabesueshëm. Në minutën e 48-të, ai kaloi Baselin në epërsi pas një asistimi të Metinhos, dhe tri minuta më vonë, Shaqiri shënoi golin e dytë personal, ndërsa në minutën e 58-të e përmbylli het-trikun e tij për rezultatin 4-1.

Në minutën e 61-të, Leroy shënoi golin e pestë për Baselin, duke e thelluar epërsinë në 5-2. Pavarësisht reagimit të Luganos me një gol nga penalltia i Grgic, rezultati nuk ndryshoi dhe Baseli doli me fitore.

Me këtë fitore, Baseli vazhdon të kryesojë me 67 pikë, ndërsa Xherdan Shaqiri ka arritur kuotën e 18 golave dhe 20 asistimeve këtë sezon.

 

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…