Pakistani filloi hakmarrjen, India pretendon se ka shkatërruar të gjitha dronët pakistanez

 

 

Pakistani ka njoftuar se ka nisur një kundërpërgjigje pasi akuzoi Indinë se kishte sulmuar tre baza të tijat ushtarake me raketa të lëshuara nga aeroplanë luftarakë.

Zëdhënësi i ushtrisë pakistaneze, Ahmed Sharif Chaudhry, deklaroi se India herët në mëngjes kishte lëshuar gjashtë raketa tokë-ajër duke shënjestruar Nur Khan, Murid dhe Shorkot, tre nga bazat më të rëndësishme ushtarake të Pakistanit.

Ai tha se shumicën e tyre i kishte kapur mbrojtja kundërajrore pakistaneze, shkruan skynews.

Menjëherë pas kësaj, zyrtarët pakistanezë konfirmuan se kishin nisur një kundërsulm ndaj Indisë, i quajtur operacioni “Bunyan Ul Marsoos”.

 

Pas sulmit, India njoftoi se kishte shkatërruar dronë “dhe municione të tjera” të lëshuara nga Pakistani përgjatë kufirit perëndimor të vendit.

Shpërthime dhe të shtëna nga artileria kundërajrore u dëgjuan pranë të gjitha zonave.

Shpërthime të forta u dëgjuan edhe në qytetin Srinagar të Kashmirit të kontrolluar nga India.

Qytete dhe distrikte në Punjab, Haryana dhe në të gjithë rajonin e Kashmirit nën administrimin indian janë vënë në gjendje alarmi të kuq; banorëve u është urdhëruar të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre dhe janë zbatuar masa të errësimit të detyruar.

India nuk ka komentuar menjëherë për asnjë sulm, por në një deklaratë të ministrisë së mbrojtjes thuhet se forcat e armatosura indiane janë në gjendje të lartë gatishmërie.

  • Shkrime të ngjashme

    Përfundon rinumërimi në Kaçanik – një kandidateje i hiqen 100 vota

    Kaçaniku është komuna e dytë e cila ka përfunduar procesin e rinumërimit të votave, një ditë pas Komunës së Dragashit. Bazuar në të dhënat e fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, dallime të konsiderueshme janë vërejtur në mes numërimit të…

    Treni përplaset me autobusin në Hamburg, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur

    Një përplasje midis një autobusi dhe një treni vrau një person dhe plagosi dhjetë të tjerë në zonën e portit të Hamburgut këtë të premte, tha shërbimi zjarrfikës për AFP. Të gjithë të plagosurit ishin brenda autobusit, përveç burrit që…