by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje që u mbajt sot foli për moskonstituimin e Kuvendit, letrën që ia dërgoi Lidhjes Demokratike të Kosovës për koalicion, e që kjo e fundit e refuzoi, si dhe për mundësinë e shkuarjes në zgjedhjet të reja, shkruan KFVA.
Kreu i VV-së e bëri të qartë se emri i partisë së tyre për kryeparlamenatare është Albulena Haxhiu, ndërsa tregoi edhe si e njohu atë.
“Ne kemi të drejtën kushtetuese për të zgjedhur dhe emëruar përfaqësuesit tanë, dhe këtë të drejtë po e ushtrojmë me përgjegjshmëri. Ne kemi kandidatin më të votuar për këtë post, Albulena Haxhiun, mbesën e heroit Ahmet Haxhiu, dhe nuk heqim dorë nga kjo kandidaturë”.
“Partitë nuk duhet t’ia zgjedhin njëri-tjetrit propozimet e kandidatët, andaj Albulena Haxhiu është emri i VETËVENDOSJE!-s për kryetaren e Kuvendit të Republikës. Por, fare shkurtimisht do kisha dashur të tregoj prej nga vjen njohja ime me Albulenën. Gjyshi i Albulenës, Ahmet Haxhiu, ishte një nga veprimtarët e Lëvizjes Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve (LRBSH) dhe një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Adem Demaçit, bacës Adem. Në vitin 1991, ai dërgonte armë në Drenicë, duke mbështetur kështu Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Në vitin 1993, ai u arrestua nga Serbia dhe, pas torturave të rënda, vdiq më 6 korrik të vitit 1994. Mbesa e tij, Albulena është deputetja më e votuar e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në zgjedhjet e viteve 2019 dhe 2021, e tash në 2025, është deputetja më e votuar e legjislaturës së nëntë me mbi 125 mijë vota. E në seancën konstituive Albulena tash për tash i ka 57 vota, 48 të VETËVENDOSJE!-s dhe 9 të pakicave e ku bëjnë pjesë: dy boshnjakë, dy turq, dy egjiptianë, një serb, një rom dhe një ashkali. Pra, Albulena ka mbështetjen edhe të komuniteteve tjera”, ka thënë Kurti në mbledhjen e sotme të partisë.
Ai tha se bllokimi i Kuvendit vjen nga ata që votojnë kundër, ose nuk votojnë fare.
“Ne s’jemi bllokuar sepse kemi propozuar kandidatin tonë. E kemi bërë në fillim menjëherë. Bllokimi vjen prej atyre që votojnë kundër apo ata që s’votojnë fare. Propozimi ynë për kryetare të Kuvendit është Albulena Haxhiu. Të tjerët re ti ruajnë propozimet e tyre kur t’iu vijë radha atyre. Si fitues na takon kryetari i një nënkryetar dhe katër nënkryetar partive të tjera”, ka thënë Kurti.
Ai tha se mund të bëjë kompromise për formimin e Qeverisë, por jo për konsituimin e Kuvendit, pasi siç pohoi ju takon të gjithëve.
“Nuk po i kërkojmë opozitës ta votojnë qeverine, por krytaren e Kuvendit. Nuk kemi propozu thjesht një emër, por një grua që është më e votuara në Kosovë. Disa thonë dikë tjetër por jo Albulena Haxhiun. Propozimi është i yni, nuk po kërkojmë që Albulena të jetë propozimi i tyre. Unë mund të bëjë kompromise për formim të qeverisë, por jo edhe për konstituimin e Kuvendit sepse na takon të gjithëve”, tha Kurti.
Refuzimi për koalicion nga LDK, kundërpërgjigjja e Kurtit
Kurti në mbledhjen e sotme foli edhe për letrën që ia dërgoi LDK-së për koalicion, por që u refuzua.
Ai tha se LDK do të duhej ta kishte më të lehtë koalicion me VV-në, ndërsa ‘thumboi’ paksa partinë e Lumir Abdixhikut duke thënë se mund të ketë preferenca të tjera.
“E shkrova edhe një letër tjetër për marrëveshje politike për koalicion Lëvizja VETËVENDOSJE!-Lidhja Demokratike e Kosovës, por edhe ajo u refuzua mjaft ashpër. Lidhja Demokratike e Kosovës në vitin 2020 bëri koalicion me Lëvizjen VETËVENDOSJE!; tani, pas reformave, do të duhej të ishte edhe më e lehtë të bënin koalicion me ne, por nuk po ngjan ashtu – ndoshta rruga e re ka preferenca tjera. Ne duam qeveri normale, jo qeveri të përkohshme apo tranzitore apo teknike.”, tha Kurti, shkruan Reporteri.net.
“Mund ta thellojmë rezultatin nëse zgjedhjet përsëriten”
Kurti foli edhe për mundësinë e shkuarjes në zgjedhje të reja, nëse nuk arrihet të gjendet një zgjidhje.
Ai paralajmëroi partitë opozitare që nëse shkohet në zgjedhje, VV do të thellojë rezultatin.
“Zgjedhjet mund të përsëriten, rezultati jo veç që mund të përsëritet, por edhe mund të thellohet në favor të Lëvizjes Vetëvendosje”, tha Kurti.
Kurti, ka thënë se në vendin tonë nuk ka krizë institucionale por vakum kushtetues.
“Nuk kemi krizë se institucionet e shtetit demokratik funksionojnë, organet e rendit dhe sigurisë veprojne, ligjet zbatohen, vetëm Kuvendi i ri nuk është konstituar”, tha Kurti.
Kujtojmë se nesër nga ora 11:00 do të jetë përpjekja e 14-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Udhëheqësit e Britanisë, Francës, Gjermanisë dhe Polonisë i bënë sot thirrje Rusisë që të pajtohet me një armëpushim të plotë dhe të pakushtëzuar 30-ditor për të krijuar hapësirë për bisedime për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë. “Së bashku me SHBA-në, ne i bëjmë thirrje Rusisë që të pajtohet me
Plotësim-ndryshimet në Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës nuk kanë përfshirë ndonjë afat kohor për përzgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit-pozitë që tash e tri vite vazhdon të mbetet e udhëhequr me ushtrues detyre, Blerim Kelmendi. Ligji i ri, i cili pritet të hyjë në fuqi nga viti 2026, parashikon një ristrukturim të Këshillit
Kosova vazhdon të jetë nën hijen e trishtimit pas ndarjes tragjike nga jeta të dizajnerit të njohur Festim Isufi, i cili vdiq ditën e djeshme në banesën e tij në Prishtinë. Sot, më 10 maj 2025, do të mbahet ceremonia e varrimit në ora 16:31, në varrezat e qytetit të Gjilanit, vendlindja e
Udhëheqësit evropianë në një vizitë të përbashkët në Kiev i kanë dërguar një ultimatum Vladimir Putinit: nënshkruani një armëpushim pa kushte deri të hënën, ose përballuni me sanksione të shtuara dhe transferime armësh në Ukrainë. Udhëheqësit e Britanisë, Francës, Gjermanisë dhe Polonisë, së bashku me Volodymyr Zelenskyy, patën një telefonatë të përbashkët me