Nesër seanca e 14 për konstituim të zgjedhjeve, Kurti thotë se ka votën e popullit s’i ka borxh askujt

 

 

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shprehur kënaqësinë e tij për rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Gjatë mbledhjes së 58-të të Këshillit të Përgjithshëm, të parës pas zgjedhjeve, ai theksoi se përkrahja për VV-në ishte e pastër dhe e ndershme.

Kurti theksoi se kjo fitore nuk erdhi si rezultat i borxheve ndaj individëve, grupeve apo strukturave të veçanta, por ishte një votë e pastër popullore, e sinqertë qytetare.

“42.3 për qind e votave është një votë e pastër popullore, votë e sinqertë qytetare, votë pa asnjë borxh ndaj askujt për asgjë. Ose për të qenë më të saktë, nuk i kemi borxh asnjë emri të veçantë, grupi të posaçëm, apo strukturë të veçantë. I kemi gjithçka borxh popullit, nga i cili vijmë si përfaqësues politikë, për t’iu rikthyer atij me shërbim publik, përkrahje ekonomike dhe mbështetje sociale”, ka deklaruar Kurti./KFVA/

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…