by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Udhëheqësit e Britanisë, Francës, Gjermanisë dhe Polonisë i bënë sot thirrje Rusisë që të pajtohet me një armëpushim të plotë dhe të pakushtëzuar 30-ditor për të krijuar hapësirë për bisedime për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë.
“Së bashku me SHBA-në, ne i bëjmë thirrje Rusisë që të pajtohet me një armëpushim të plotë dhe të pakushtëzuar 30-ditor për të krijuar hapësirë për bisedime për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, thanë katër liderët në një deklaratë të përbashkët.
Bëhet e ditur se ata u takuan sot në Kiev me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, duke treguar unitet një ditë pasi presidenti rus Vladimir Putin priti aleatët e tij në paradën e Ditës së Fitores.
Tema e diskutimit në samit është propozimi amerikan dhe evropian për një armëpushim 30-ditor në luftën e Rusisë në Ukrainë, i cili, nëse refuzohet nga Moska, do të nënkuptonte vendosjen e përbashkët të sanksioneve të reja, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.
Vizita e kryeministrit britanik Keir Starmer, presidentit francez Emmanuel Macron, kancelarit gjerman Friedrich Merz dhe kryeministrit polak Donald Tusk shënon herën e parë që liderët e katër vendeve kanë udhëtuar së bashku në Ukrainë.
Dhe vjen në një moment të paparashikueshëm diplomatik pas më shumë se tre vjetësh të luftës së Rusisë kundër Ukrainës.
Raportohet se presidenti i SHBA-së Donald Trump po bën presion për një paqe të shpejtë, duke përmbysur politikat e paraardhësit të tij që nga mbërritja në Shtëpinë e Bardhë në janar.
Gjithashtu, ai ka kërcënuar se do të rrisë sanksionet kundër Rusisë, por ka thënë gjithashtu se mund të braktisë përpjekjet për paqe nëse nuk ka përparim.
Të enjten, ai bëri thirrje për një armëpushim 30-ditor dhe Zelensky tha se do të ishte gati ta zbatonte atë menjëherë.
Edhe Bashkimi Evropian i është bashkuar thirrjes për një armëpushim 30-ditor.
Në prill të këtij viti, Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi se kishte rënë dakord në parim për një traktat paqeje me Rusinë. Asokohe presidenti i SHBA-së tha se marrëveshja me Putinin përcakton që gadishulli i Krimesë, të cilin Rusia e aneksoi, duhet t’i përkasë Rusisë. “Një vendim nga Rusia dhe SHBA-ja mbi
Shqipëria po përballet me zjarre të cilat janë riaktivizuar gjatë natës e orëve të para të mëngjesit. 57 vatra zjarri janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit, 29 prej të cilave ende aktive. 137 persona janë identifikuar nga policia si autorë të zjarrvënieve nga muaji qershor e deri më sot. 46 prej këtyre
Sytë e botës janë përqendruar në shtetin amerikan të Alaskës, ndërsa Presidenti amerikan Donald Trump dhe Presidenti rus Vladimir Putin përgatiten të udhëtojnë atje për samitin e tyre historik që do të zhvillohet nesër, shkruan BBC. Udhëheqësit globalë të enjten vazhduan të negociojnë, diskutojnë dhe të mbajnë qëndrime përpara takimit. Më parë, Kryeministri
Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) ka njoftuar se në 12 orët e fundit në vend janë regjistruar gjithsej 61 vatra zjarri. Prej tyre, 9 vatra vazhdojnë të jenë aktive, ndërsa 52 të tjera janë lokalizuar falë ndërhyrjes së Njësive të Zjarrfikësve dhe strukturave mbështetëse. Menaxhimi i situatës po bëhet në koordinim me Zjarrfikësit,