by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti në një fjalim 45 minutësh në mbledhjen e Këshillit të Vetëvendosjes, ka vazhduar betejën kundër mediave, shkaku i të cilës Kosova ka rënë në pozitën e 99 për liri të shprehjes dhe medias, teksa ka heshtur, për shtrenjtimin e rrymës dhe ngritjen e çmimeve që kanë nisur për shkak të këtij shtrenjtimi.
Në këtë fjalim ka ofruar “trajnime” për media, teksa ka fajësuar partitë e tjera për bllokadën në Kuvend.
Ndaj tij kanë reaguar të shtunën, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe analisti Shenoll Muharremi.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, i ka cilësuar ‘‘për keqardhje’’ deklaratat e Albin Kurtit, lidhur me raportin e Reporterëve pa Kufij, duke thënë se Kurti s’i ka adresuar gjetjet e raportit, po i ka fajësuar mediat dhe gazetarët për renditjen në vendin e 99.
Nga AGK është se deklarimi i Kurti ku ai ka ofruar “trajnime dhe kurse nga Qeveria për gazetarë dhe media”, është një përpjekje serioze e e papranueshme për ndikim qeveritar në punën e tyre, dhe tendencë për të vënë në pikëpyetje profesionalizimin e mediave kosovare.
”Kryeministri në detyrë Kurti nuk ka përmendur miratimin e ligjit anti-kushtetues për Komisionin e Pavarur të Medieve, ndikimin politik të partisë së tij në Transmetuesin Publik, RTK dhe as fushatën e vazhdueshme të përdorimit të gjuhës nxitëse dhe të urrejtjes ndaj gazetarëve dhe mediave, nga zyrtarë të partisë së tij”, thuhet mes tjerash në reagim.
Ndërkaq, njohësi i politikave publike, Shenoll Muharremi, ka kritikuar ashpër fjalimin 45-minutësh të Albin Kurtit në Këshillin e Përgjithshëm të VV-së, duke theksuar se ai nuk përmendi asnjëherë krizën e energjisë, faturat e larta apo koston e rritur për bizneset.
Sipas Muharremit, shmangia e kësaj çështjeje thelbësore është ose neglizhencë politike, ose veprim i qëllimshëm, dhe në të dyja rastet e konsideron të pafalshme.
“Sa e lexova fjalimin e gjatë të Albin Kurtit në Këshillin e Përgjithshëm të LVV. Fjalimi ka mbi 31,053 karaktere dhe plot 5,164 fjalë. 45 minuta i gjatë është. As edhe një fjalë të vetme nuk e ka për krizën e energjisë. Asnjë zë për faturat e larta. Asnjë për rritjen e çmimit të rrymës që për herë të tretë arrin deri në +128% për tarifën e lartë, gjatë qeverisjes së tij”, ka thënë Muharremi.
“Asnjë fjalë për bizneset tona që u përzunë nga rrjeti dhe tash po ju kërkohet deri në 260% kosto më e lartë për faturën e energjisë, nga të njëjtët operatorë, me rrymë që prodhohet nga resurset publike, falas”, ka thënë ai.
“Çështja e energjisë, ndër më kritiket për qytetarët dhe ekonominë, sfidat më të mëdha të vendit dhe ekonomisë nuk u përmend fare. Kjo krizë e qila po shkakton një valë të re të inflaconit dhe që ishte plotësisht e parandaluar, nuk u adresua dhe nuk është aspak shqetësim për ish kryeministrin, ani në detyrë. Në një fjalim kaq të gjatë për strategji dhe drejtim të shtetit, me zero përmendje për energjinë, kjo ose është shmangie me vetëdije, ose neglizhencë politike. Çkadoqoftë, është e pafalshme”.
Biznese të shumta në vend kanë nisur shtrenjtimin e produkteve të tyre, përfshirë edhe atyre esenciale. Çmimi i bukës ka arritur në 60 centë, teksa edhe produkte të tjera janë shtrenjtuar. Qytetarët ankohen se po abuzohet me çmime. Ndërsa, Autoriteti i Konkurrencës ka nisur monitorimin e shtrenjtimit të bukës dhe mbi 20 produkteve të
Baseli ka shpartalluar Luganon 5-2 në një ndeshje emocionuese të play-offit të Superligës së Zvicrës, duke arritur një fitore të sigurt para tifozëve të tyre, dhe Xherdan Shaqiri ishte sërish lojtari kyç për liderin e kampionatit, shkruan Gazeta KFVA. Përkundër faktit që Lugano kaloi në epërsi pas vetëm tre minutash me golin e
Premtimet i morën nga njerëzit që synojnë të qeverisin me vendin, e nesër do të ju drejtohen kutive të votimit. Mbi 3.7 milionë qytetarë të Republikës së Shqipërisë më të drejtë vote, do të vendosin të dielën nëse vendin do ta drejtoj sërish edhe për 4 vjetët e ardhshme Edi Rama me partinë socialiste
Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar të shtunën një zyrtar policor me dyshimin se i njëjtit ka kryer veprën penale “dhunë në familje”. IPK kishte pranuar informacione nga Policia e Kosovës lidhur me dyshimin së një zyrtar policor në Gjilan ka kryer veprën penale dhunë në familje përderisa incidenti raportohet të ketë ndodhur