by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Kreu i LVV-së, Albin Kurti, ka shkruar edhe për letrat për takime që ua ka drejtuar liderëve të PDK-së dhe LDK-së. Kurti ka përmendur në Këshillin e Përgjithshëm të partisë edhe ftesën për koalicion për kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, por thotë se kjo u refuzua edhe më ashpër nga Abdixhiku.
Kurti ka thënë se LDK kishte bërë koalicion me LVV në vitin 2020 dhe tashmë pas reformave do të duhej ta kishte më të lehtë, por sipas Kurtit s’po duket ashtu, mbase sipas tij, LDK ndoshta ka preferenca të tjera.
Kreu i VV-së ka thënë se LVV do qeveri normale, jo të përkohshme, tranzitore, teknike apo të opozitës. Sipas Kurtit eksperimentet s’i bëjnë nderë e as dobi askujt.
“Shkrova edhe një letër për koalicion LVV-LDK por u refuzua edhe më ashpër. LDK në vitin 2020 bëri koalicion me ne, tani pas reformave do të duhej të ishte edhe më e lehtë, por s’po ngjanë ashtu. Ndoshta rruga e re ka preferenca të tjera. Ne duam qeveri normale, jo të përkohshme, tranzitore, teknike apo qeveri të opozitës. Opozita është opozitë sepse s’është qeveri. Qeveria e opozitës s’është e mundur. Duam qeveri normale. Eksperimentet s’na bëjnë as nder e as dobi”, ka thënë Kurti.
Derisa në anën tjetër të botës po bëhen luftime të ashpra mes Izraelit e Iranit, Kosova dështoi për të 33-tën herë në konstituimin e Kuvendit, raporton KFVA. Trump shkroi të dielën në Truth Social se gjatë mandatit të tij të parë presidencial, Kosova dhe Serbia ishin “duke shkuar drejt një përplasje të ashpër”
ZKA ka gjetur shkelje të rënda në disa tenderë të vitit 2024 në komunën e Shpejtim Bulliqit. Operatorë ekonomikë kanë marrë kontrata milionëshe, pa plotësuar dokumentacionin dhe kërkesat teknike që kërkon ligji. Në këto gjetje, përfshihet kompania “Eing Com”, në pronësinë e Eljesah Podvoricës, e njohur për lidhjet me Lëvizjen Vetëvendosje, që ka
Banka Qendrore e Kosovë kundërligjshëm ka marrë një vendim që bankës turke që operon në Kosovë “Ziraat Bank”, të ia shndërrojë statusin nga degë e huaj që ka operuar në Kosovë në shoqëri aksionare. Një takim i Presidentes Osmani me ambasadorin turk në Kosovë, angazhimi i motrës së presidentes si avokatee Ziraat Bank,
Prej më shumë se dy muajsh, ambientet përreth Fakultetit Juridik dhe Ekonomik të Universitetit të Prishtinës po përballen me një problematikë serioze sanitare, shpërthimi i kanalizimeve. Uji i ndotur dhe era e rëndë janë bërë pjesë e përditshme e jetës në këtë hapësirë arsimore. “Era është e padurueshme dhe situata po përkeqësohet çdo