E ardhmja e Shqipërisë, nesër 3.7 milionë shqiptarë vendosin në zgjedhje

 

 

Premtimet i morën nga njerëzit që synojnë të qeverisin me vendin, e nesër do të ju drejtohen kutive të votimit.

Mbi 3.7 milionë qytetarë të Republikës së Shqipërisë më të drejtë vote, do të vendosin të dielën nëse vendin do ta drejtoj sërish edhe për 4 vjetët e ardhshme Edi Rama me partinë socialiste apo ajo demokratike me Sali Berishën e rikthyer.

Për këtë proces të zgjedhjeve parlamentare nga Komisioni Qendror Zgjedhor, thonë se janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme.

Krejt procedurat për ta ushtruar këtë të drejtë mbetën të njejta. Për këto zgjedhje është miratuar një sistem i ri zgjedhor që përfshin një kombinim të listave të mbyllura dhe të hapura.

Rreth një e treta e listës së kandidatëve është e mbyllur, dhe emrat janë të fiksuar nga kryetari, ndërsa dy të tretat e tjera janë të hapura.

Për këta të fundit këtë herë nuk do të ketë prag. Në fletën e votimit ata janë të vendosur në rend alfabetik, por pas numërimit të votave do të rirenditen dhe më të votuarit do të dalin në krye.

Sivjet sefte në këtë zgjedhje KQZ ka nënshkruar marrëveshje me SPAK dhe Prokurorinë e Përgjithshme.

Veç vendasve kësaj radhe në këtë proces në Shqipëri voton edhe diaspora. Kjo procedurë do të realizohet përmes postës.

  • Shkrime të ngjashme

    Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet pas shkarkimit ish-drejtori i Burgut të Durrësit

    Drejtori i shkarkuar i burgut të Durrësit, Indrit Cërloj, pas arratisjes së Altin Ndocit, është arrestuar nga Policia, si i akuzuar për “shpërdorim detyre”. Pas arratisjes së Ndocit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve zbardhi të gjitha shkeljet që dyshohet të…

    Shifrat e fushatës: Sa ka investuar AAK për zgjedhjet lokale

    KQZ ka bërë publike detajet financiare të fushatës së AAK-së për zgjedhjet lokale të këtij viti. Raporti i paaudituar tregon se partia e Ramush Haradinajt ka shpenzuar mbi 24 mijë euro, kryesisht për reklama, paga dhe detyrime të tjera, duke…