Dashuri e kthyer në tragjedi – Dy jetë shuhen mes dhunës dhe misterit në zemër të Prishtinës!

 

 

Një ngjarje e rëndë ka tronditur kryeqytetin të premten, ku një burrë dyshohet se fillimisht ka goditur me thikë bashkëshorten e tij dhe më pas ka kryer vetëvrasje.


Tragjedia ndodhi në një ndërtesë banimi në rrugën “B” në Prishtinë. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, bëri të ditur se burri ishte 34 vjeç, ndërsa gruaja 30 vjeçare, transmeton KFVA.

“Menjëherë pas marrjes së informacionit, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit. Në vendngjarje janë thirrur edhe ekipet emergjente të cilat kanë konstatuar vdekjen e një personi, mashkull 34 vjeç,  ndërsa e lënduara, një grua 30-vjeçare, është dërguar për trajtim mjekësor,” deklaroi Ahmeti.

Pak orë pas ngjarjes, në media u publikua identiteti i viktimave,  burri është identifikuar si dizajneri Festim Isufi, ndërsa bashkëshortja e tij, Rina.

Telegrafi ka dërguar pyetje në Prokurorinë Themelore të Prishtinës lidhur me rastin, por deri në momentin e publikimit të lajmit nuk ka marrë përgjigje.

Lexo po ashtuNjë 34-vjeçar i vdekur dhe një 30-vjeçare e plagosur me armë të ftohtë në rrugën “B” në Prishtinë
Rrethanat dhe motivet e kësaj ngjarjeje tragjike mbeten ende të paqarta, ndërsa hetuesit policorë janë duke vazhduar me veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rastit.

  • Shkrime të ngjashme

    Osmani për FSK-në: Profesionale, aleate e besueshme – fuqia që garanton lirinë

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka publikuar një video të Forcës së Sigurisë së Kosovës në rrjetin social Facebook. Krahas videos ajo tha se FSK është krenari dhe fuqi që garanton lirinë. “E fortë. Profesionale. Aleate e besueshme. E pathyeshme.…

    I zhdukur prej dy javësh: Policia publikon foton e 17-vjeçarit nga Gjilani, kërkon ndihmë për gjetjen e tij

    Policia e Kosovës ka publikuar foton e një 17-vjeçari nga Gjilani duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij. Policia ka bërë të ditur edhe se, i riu është shpallur person i humbur që nga data 2 janar. “Në…