Ahmeti për gjykimin në Hagë: Padrejtësi ndaj UÇK-së, nisi me akuza të pabaza

 

 

Hagë ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, duke u shprehur se beson në pafajësinë e tyre dhe në një përfundim triumfal të procesit.


Në një intervistë për EO, Ahmeti pohoi se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka respektuar konventat ndërkombëtare dhe se nisma e Gjykatës Speciale u bazua në akuza të pabaza.

“Mendoj që këtë proces duhet ta fitojnë njerëzit që nuk kanë asnjë faj. Kanë qenë çlirimtarë të Kosovës. Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka respektuar të gjitha normat dhe konventat ndërkombëtare. Besoj që do të ketë një përfundim triumfalist nga pjesëtarët e UÇK-së në procesin gjyqësor në Hagë”, tha Ahmeti, një nga figurat e njohura të UÇK-së.

Ai procesin gjyqësor në Hagë e quan padrejtësi ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Fillimi ka qenë aq i padrejtë. Një padrejtësi që i bëhet UCK-së me “Librin e verdhë”, “Shtëpinë e verdhë” nga deputeti zviceran, Dick Marti. Ishte një komprometim i madh, jo vetëm i Kosovës, por i tërë shqiptarëve. Pikërisht këtu është edhe nisma e Gjykatës Speciale, por tani pavarësisht se ngritën çështje të tjera, do të triumfojë e vërteta”, tha ai.

Ahmeti shtoi se ata që kanë dhënë për Kosovën janë të pazëvendësueshëm për të ardhmen e saj.

“Kosovës i duhet të gjithë njerëzit e vet. Kosovës i duhet të gjithë luftëtarët, aq më shumë ata që kanë luftuar për lirinë e vendit të vet dhe kanë dhënë shumë për Kosovën”, tha për EO, Ahmeti.

Tash e katër vjet e gjysmë, ish-drejtuesit e UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, ndodhen në paraburgim në Hagë, ku po përballen me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit

  • Shkrime të ngjashme

    Përfundon rinumërimi në Kaçanik – një kandidateje i hiqen 100 vota

    Kaçaniku është komuna e dytë e cila ka përfunduar procesin e rinumërimit të votave, një ditë pas Komunës së Dragashit. Bazuar në të dhënat e fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, dallime të konsiderueshme janë vërejtur në mes numërimit të…

    Treni përplaset me autobusin në Hamburg, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur

    Një përplasje midis një autobusi dhe një treni vrau një person dhe plagosi dhjetë të tjerë në zonën e portit të Hamburgut këtë të premte, tha shërbimi zjarrfikës për AFP. Të gjithë të plagosurit ishin brenda autobusit, përveç burrit që…