Zbardhja e rastit tragjik, Prokuroria nis procedurë penale për vdekjen e 34-vjeçarit në Prishtinë

 

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka njoftuar se sot, në “Rrugën B” në Prishtinë ka ndodhur një rast i rëndë, ku një person mashkull ka humbur jetën.

Trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, me qëllim të përcaktimit të shkaqeve të vdekjes.

Prokurori kujdestar ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes së bashku me njësitet relevante të Policisë së Kosovës, ku ka urdhëruar fillimin e veprimeve të menjëhershme hetimore.

Një 34-vjeçar i vdekur dhe një 30-vjeçare e plagosur me armë të ftohtë në rrugën “B” në Prishtinë

Lexo po ashtuNjë 34-vjeçar i vdekur dhe një 30-vjeçare e plagosur me armë të ftohtë në rrugën “B” në Prishtinë

“Lidhur me këtë rast, Prokuroria ka inicuar procedurë penale me kallëzim penal si ‘Hetim mbi vdekjen’, për të sqaruar rrethanat e kësaj ngjarjeje”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Nga të dhënat e para, mësohet se krahas viktimës, një grua 30-vjeçare ka mbetur e plagosur.

Drejtori i emergjencës në Prishtinë, Naser Syla, ka konfirmuar se ajo është trajtuar dhe gjendja e saj nuk paraqet rrezik për jetën. “Është trajtuar, s’ka serioze asgjë, është liruar me shoqërim të policisë”, ka deklaruar Syla.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…