Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

 

 

Kuvendi i Kosovës ka dalë me njoftim lidhur me punimet e seancës së sotme, e 13’ta me radhë për konstituim të Kuvendit. 

Aty theksohet se seanca u ndërpre meqë nuk pati vota për Komisionin, për ta bërë votimin e fshehtë për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit. Vazhdimi i saj do të bëhet të dielën, në orën 10:00, shkruan Reporteri.net.

“Kuvendi i Republikës së Kosovës u mblodh sot në vazhdimin e radhës të seancës konstituive. Nën drejtimin e deputetit Avni Dehari, seanca serish nuk pati kuorum në procedurën e votimit për përbërjen e komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit me votim të fshehtë. Kryesuesi Dehari ftoi subjektet politike parlamentare PDK, LDK, Lista serbe dhe AAK-Nisma që të propozojnë nga një anëtar në komision. Në mungesë të propozimeve, kryesuesi Dehari hodhi në votim përbërjen e komisionit, me anëtarët e propozuar në vazhdimet e kaluara të seancës. Pasi konstatoi se për kanë votuar 56 deputetë, një kundër, ndërsa nuk kishte asnjë abstenim, kryesuesi Dehari njoftoi për ndërprerjen e seancës dhe paralajmëroi vazhdimin e saj të dielën, më 11 maj, në orën 10:00”, thuhet në njoftim.

Për të dalë nga ngërçi i krijuar, Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka dalë me propozim për krijimin e një qeverie të tranzicionit, deri në zgjedhjen e Presidentit.

Pro një takimi janë shprehur PDK dhe AAK, por që të dy këto parti kanë thënë se preferojnë më shumë një “qeveri të opozitës”.

Pas mbledhjes së Kryesisë të mërkurën, PDK ka lëshuar komunikatë ku ka thënë se nuk do të shmangen nga asnjë takim që mund të çojë në zhbllokim të situatës, por preferenca e tyre është një qeveri e formuar nga partitë që derivonë ishin në opozitë.

Por, takimi thotë se duhet të thirret nga Presidentja,, duke shtuar se një tryezë gjithëpërfshirëse, mund të jetë hapi i duhur për gjetjen e rrugëdaljes nga kriza institucionale.

“PDK angazhohet dhe është e bindur se zgjidhja më e mirë për vendin është formimi i një qeverie të re, e përbërë nga partitë që në mandatin e kaluar kanë qenë në opozitë. Një qeveri që do të ndalte degradimin institucional, do ta nxirrte Kosovën nga izolimi ndërkombëtar dhe do të zbatonte politika zhvillimore për të gjithë qytetarët, pa dallim. Me një listë të dakorduar të prioriteteve shtetërore, të cilat do ta rikthenin Kosovën në rrugën e duhur të zhvillimit dhe të integrimit euroatlantik”, thuhet në komunikatë.

Kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj, e ka pranuar ftesën e Abdixhikut për takim ditën kur ai e bëri publik propozimin. Edhe ai, tha se angazhohet për “qeveri të opozitës”.

Mirëpo, ka deklaruar se ai nuk do të pranonte të marrte pjesë në një takim konsultativ për qeveri tranzicionale nëse në tavolinë është edhe Lëvizja Vetëvendosje.

“Ftesa për konsultë nuk ka gjë të keqe. Nuk ndryshon qëndrimi sa i përket qeverisë së opozitës, por po ashtu nuk na pengon ftesa e LDK-së për konsulta”, deklaroi Haradinaj.

Ai tha se do të pranonte takime bilaterale me LDK-në apo trilaterale me LDK-në dhe PDK-në.

Nga VV propozimi është cilësuar “jo serioz”.

Deputeti i VV’së, Hekuran Murati, tha se LDK-ja me propozimin e saj për qeveri të tranzicionit po sillet si në kohën e UNMIK-ut.

Sipas tij, opozita ka mbetur pa një zgjidhje tjetër dhe propozimin për një qeveri transicionale e ka nxjerr si kartën e fundit.

“Refuzojnë ftesat për bashkëpunim, refuzojnë zgjidhjen me votim të fshehtë, e akuzojnë Vetëvendosjen për bllokim. Kjo nuk mund të quhet asgjë tjetër, pos hipokrizi. Deri tani as nuk është vënë në testim votimi i fshehtë. Tani kur ka filluar që pagat të rrjedhin nuk po u bëhet dert. Përgjigjja u dha një ditë me herët nga një zëdhënës, një ditë me pas u zyrtarizua nga kryesia, vendimmarrja në këtë rast është zhvendosur nga kryesia e organet në një vend tjetër. Përgjigjja e tillë neve na befasoi. Tani e kanë nxjerr edhe kartën e fundit si në kohën e UNMIK-ut. Kjo nuk është serioze”, tha Murati.

Edhe përfaqësues të komuniteve jo-shumicë, që janë pjesë e kabinetit qeveritar në detyrë, kanë dalë kundër këtij propozimi, duke pretenduar se janë lënë jashtë, pavarësisht se përmenden në letër si pjesë e kësaj qeverie.

Elbert Krasniqi, nga Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (IRDK), e kritikoi ftesën e kryetarit te Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, që partitë politike shqiptare të bëhen bashkë për një qeveri tranzicionale.

“Kjo qasje përjashtuese nuk është në frymën e Republikës së Kosovës, në frymën multietnike të Republikës së Kosovës”, tha Krasniqi, përkrah Emilija Rexhepit, nga Partia e Re Demokratike, dhe Nenad Rashiqit, nga Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë.

Related Posts