‘Sanksione në të kundërt’: Trump kërkon armëpushim për 30 ditë në Ukrainë, Europa e përkrah

 

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, mbrëmë njoftoi se qëndrimi amerikan është që Rusia dhe Ukraina të pajtohen për një armëpushim prej 30 ditësh menjëherë, ndërsa do të ketë sanksione nëse prishet kjo marrëveshje, përcjell Gazeta KFVA.


Presidenti amerikan njoftoi se këtë iniciativë e ka ndërmarrë bashkë me shtetet europiane, teksa liderët e fuqive kryesore të kontinentin i dolën në mbështetje presidentit Trump.

“Nëse nuk respektohet armëpushimi, SHBA-ja dhe partnerët do të vendosin më shumë sanksione”, tha presidenti Trump në Truth Social.

“Si president, do të jem i përkushtuar për të siguruar paqe mes Rusisë dhe Ukrainës, bashkë me europianët, e do të jetë një paqe afatgjatë”, tha më tej presidenti amerikan.

Trump mori përkrahje nga aleatët europianë për këtë qëndrim. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, njoftoi se ka biseduar disa herë gjatë natës me presidentin amerikan rreth Ukrainës.

 

“Kam folur disa herë mbrëmë me presidentin. Mbështes thirrjen e tij të fortë për një armëpushim 30-ditor pa kushte,” tha Macron në X.

 

 

Më herët të premten, kryeministri i Norvegjisë Jonas Gahr Store tha se një grup i vendeve të Europës veriore dhe Britania gjithashtu mbështesin propozimin e SHBA-së.

Edhe pse administrata e re Trump ka kohë që po merret me negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës, edhe më tej nuk ka arritur ta bindë Vladimir Putinin që të pajtohet për armëpushim. Për më tepër, ishte zv-presidenti Vance ai që tha këto ditë se Rusia po kërkon shumë për armëpushim./KFVA/

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…