by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Teksa afati për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike në Kosovë po afrohet, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka përsëritur thirrjen e saj për shtyrjen e këtij procesi, duke theksuar se vendi nuk është i përgatitur për një tranzicion të tillë.
Në një reagim të fundit, Oda Amerikane ka ngritur shqetësime serioze lidhur me mungesën e konkurrencës reale në treg dhe afatin e shkurtër për zbatimin e reformës, i cili nuk u ka dhënë bizneseve kohë të mjaftueshme për t’u përshtatur. Sipas saj, mungesa e masave mbështetëse gjatë kësaj periudhe kalimtare rrezikon të sjellë pasoja të rënda financiare për sektorin privat dhe të dëmtojë konkurrueshmërinë e tij.
Sipas bizneseve, ofertat e deritanishme nga furnizuesit parashikojnë rritje të çmimeve të energjisë përtej 200%, një zhvillim që bie ndesh me pritjet se liberalizimi do të sillte ulje të tarifave përmes rritjes së konkurrencës. Kjo rritje e papritur, sipas Odës Amerikane, mund të prekë të gjithë zinxhirin ekonomik në vend – nga prodhimi dhe përpunimi, te tregtia, teknologjia dhe shërbimet – duke vënë në rrezik qëndrueshmërinë financiare të ndërmarrjeve dhe perspektivën e investimeve në vend.
Organizata gjithashtu ka theksuar se krahasimet me vendet e rajonit nuk janë të vlefshme, pasi shumica prej tyre kanë qasje në burime alternative si gazi natyror, një infrastrukturë që mungon në Kosovë për shkak të vendimeve të gabuara në të kaluarën. Në këtë kontekst, energjia elektrike mbetet burimi i vetëm për nevoja afariste dhe industriale.
Oda Amerikane ka theksuar gjithashtu se mungesa e funksionalizimit të Kuvendit është një arsye shtesë për të pezulluar përkohësisht procesin e liberalizimit, duke kujtuar se Zyra e Rregullatorit të Energjisë, si institucion i pavarur, ka përgjegjësi për të raportuar para deputetëve të zgjedhur të Republikës së Kosovës.
Për një tranzicion të drejtë dhe të qëndrueshëm, Oda Amerikane i bën thirrje Qeverisë që të shtyjë afatin përtej datës 1 qershor 2025. Ajo gjithashtu kërkon miratimin e legjislacionit dytësor që do të mundësonte investime në teknologji të ruajtjes së energjisë dhe efikasitet energjetik, si dhe një skemë të favorshme tatimore dhe doganore për energjinë e ripërtëritshme dhe infrastrukturën përkatëse.
Në mungesë të këtyre masave, paralajmëron Oda, liberalizimi i tregut të energjisë rrezikon të sjellë më shumë pasoja negative sesa përfitime për zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Presidenti rus, Vladimir Putin ka miratuar përbërjen e delegacionit që do të udhëtojë në Stamboll për bisedimet me Ukrainën, ka njoftuar shërbimi për shtyp i Kremlinit. Delegacioni do të kryesohet nga Vladimir Medinsky, ndihmës i liderit rus. Në bisedime do të marrin pjesë edhe zëvendësministri i punëve të Jashtme, Mikhail Galuzin, shefi i
Republika e Kosovës do të jetë ndër 18 vendet nikoqire të ushtrimit më të madh ushtarak që drejtohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku marrin pjesë 25 mijë ushtarë nga 29 vende të NATO-s. Krejt kjo do të ndodhë në kuadër të ushtrimit “Defender Europe 2025”, që do të mbahet nga 26
Tiranë- Kryeministri i Britanisë, Sir Keir Starmer mbërrin mbrëmjen e të mërkurës në Tiranë. Ai do të ketë një takim bilateral të enjten me kryeministrin Edi Rama e më pas në 12:40 do të dalin në një konferencë për shtyp. Siç raporton NOA, pritet nënshkrimi i një “Marrëveshje të Partneritetit Strategji” Shqipëri-Mbretëri e
Momenti kur një zemër fillon të formohet është kapur për herë të parë në imazhe të jashtëzakonshme me kalim kohe. Pamjet tregojnë se qelizat kardiake në një embrion miu fillojnë të organizohen spontanisht në një formë të ngjashme me zemrën në fazat e hershme të zhvillimit. Shkencëtarët thonë se kjo teknikë mund të