by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Nga Presidenca e Kosovës i janë kundërpërgjigjur ashpër Kryetarit të partisë “Guxo”, njëherit deputetit Faton Pecit, për deklaratën që dha sot kur u pyet sot nga gazetarët nëse Vetëvendosje do të shkonte në një takim nëse do të thirrej nga Presidentja Vjosa Osmani. Peci tha se “është shumë e rëndësishme përmbajtja e ftesës”.
Këshilltari i Osmanit, Bekim Kupina, ka deklaruar për Reporteri.net se në një situatë të tillë, kur qytetarët shohin moskonstituimin e institucioneve si dhe pasojat e kësaj situate për shtetin e Kosovës, është totalisht e pakuptimtë të flitet për “përmbajtje të ftesës”.
Sipas Kupinës, Peci e bashkëdrejtuesja e “Guxo”, Donika Gërvalla, e dijnë më së miri se Osmani “nuk bën ftesa kot”.
“Në një situatë të tillë, kur qytetarët shohin moskonstituimin e institucioneve si dhe pasojat e kësaj situate për shtetin e Kosovës, për ne është totalisht e pakuptimtë të flitet për “përmbajtje të ftesës”. Nëse është dikush në Kosovë që e di shumë mirë që Presidentja nuk bën ftesa kot e as nuk shkruan përmbajtje kot të ftesave, janë pikërisht z.Peci dhe znj.Gërvalla”, ka deklaruar Kupina.
Kupina ka thënë se nuk e di nëse deklarimi i Pecit është bërë në emër të Vetëvendosjes kur ka paraqitur kusht të tillë, teksa ka rikujtuar se kreu i VV’së, Albin Kurti i është përgjigjur më parë ftesave të Presidentëve.
Mospërgjigja në ftesën e Osmanit, thotë se do të ishte e paprecedentë.
Këshilltari i Osmanit ka sqaruar se ftesa do të jetë ftesë për takim, duke shtuar se nuk është koha për hipokrizi.
“Unë nuk e di nëse ata kanë folur në emër të Lëvizjes Vetëvendosje kur kanë paraqitur sot kushte të tilla, sepse siç e dini edhe ju, z.Kurti i përgjigjej pozitivisht edhe ftesave të Presidentit Thaçi e edhe ftesave të Presidentes Jahjaga (kur kemi pasur një situatë të ngjashme në vitin 2014), prandaj mospërgjigja në ftesën e Presidentes Osmani në një situatë kur vendi po përballet me një bllokadë të rëndë nga e cila pësojnë qytetarët, do të ishte e paprecedentë. Ftesa do të jetë ftesë për takim, pra nuk do të ketë ndonjë filozofi aty. Nuk është koha për hipokrizi por për të treguar nivelin më të lartë të përgjegjësisë shtetërore, sepse qytetarët meritojnë seriozitet maksimal për tema të interesit nacional”, ka deklaruar tutje Kupina për gazetën online Reporteri.net.
Në pyetjen e gazetarëve, Peci deklaroi sot se “E presim eventualisht nëse vie një ftesë e tillë, por përveç ftesës është shumë e rëndësishme edhe përmbajtja e ftesës”.
LDK dhe PDK kanë konfirmuar se do të shkojnë në takim, kurdo që thirret.
Ndryshe, tre muaj pas zgjedhjeve, Kosova jo vetëm që nuk e ka Qeverinë e re, por s’ka as Kuvend të konstituuar.
Sot ka dështuar përpjekja e 13’të për konstituim. VV po insiston në zgjedhjen e Albulena Haxhiut si Kryetare Kuvendi, edhe atë me votim të fshehtë. Kjo po kundërshtohet nga partitë tjera. PDK dhe AAK i kanë kërkuar VV’së disa herë ta ndërrojë kandidaten
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se nga data 5 deri më 13 maj janë raportuar 9 raste të fruthit në Kosovë, shkruan KFVA Katër raste janë raportuar në Ferizaj, dy në Shtime dhe nga një rast në Lipjan, Graçanicë dhe Fushë Kosovë. Mosha më e prekur në këto raste
Kosova do të përfaqësohet nga Presidentja Vjosa Osmani në Samitin Politik Evropian, që do të mbahet të premten në Tiranë. 47 liderë nga i gjithë kontinenti do të zbarkojnë në kryeqytetin e Shqipërisë, për takimin e 6-të të Komunitetit Politik Evropian. Pjesëmarrjen e Osmanit në këtë samit e ka konfirmuar për Reporteri.net, këshilltari
Në “Dragodan” të Prishtinës, sot janë gjetur mbetje mortore, që dyshohet se i përkasin luftës së fundit në Kosovë. Ditor Haliti nga Instituti i Mjekësisë Ligjore ka bërë të ditur për Reporteri.net se mbetjet janë gjetur pas gërmimeve të planifikuara, të cilat janë bërë me urdhëresë të Gjykatës përkatëse. Ai tha se mbetjet
Friedrich Merz, kancelar i ri i Gjermanisë, ka prezantuar agjendën e qeverisë së tij para deputetëve të Bundestagut. Merz ka bërë të ditur se ai synon veprime të shpejta për rritjen, migracionin dhe mbrojtjen, ndërsa sipas DW, në lidhje me politikën e jashtme, Merz ka thënë se Gjermania dëshiron unitetin më të