by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, ka njoftuar se kanë nisur mbledhjen e nënshkrimeve për t’i dorëzuar tek Zyra e Rregullatorit të Energjisë me kërkesë për anulimin e dy vendimeve.
Vendimet që po kërkohet të anulohen janë ai për miratimin e Të hyrave Maksimale të Lejuara, që solli shtrenjtim të rrymës për 16.1 përqind, si dhe ai për daljen e bizneseve në tregun e energjisë së lirë nga 1 qershori, shkruan Reporteri.net.
Kërkesa do të bëhet të hënën, teksa mbledhja e nënshkrimeve po vazhdon.
“Sot kemi mbledhur nënshkrimet e disa deputetëve, që si deputetë nënshkrues do të dorëzojmë të hënën e do të kërkojmë tek zyra e ZRRE’së anulimin e dy vendimeve. Anulimin e vendit për të Hyrat Maksimale të Lejuara, që ka rezultu në rritjen e çmimit të energjisë në 16.1 përqind dhe gjithashtu vendimin tjetër për detyrimin e 1 mijë e 300 kompanive për të dalë në treg të lirë”, deklaroi Bajrami.
“Bizneset kanë marrë ofertë vetëm nga KESCO dhe ZRRE Mund ta vërtetojë që s’ka treg të hapur për furnizim energji elektrike. Ofertën që e kanë marrë nga KESCO është 260 % më shtrenjtë. Imagjinoni 1300 kompani që pas 1 qershorit, energjia e elektrike për këto kompani rritet për 260 %”, ka thënë Bajrami.
Kërkesë për anulimin e këtij vendimi ka bërë sot edhe Oda Ekonomike e Kosovës.
OEK thotë se kjo kërkesë bazohet në shqetësimet e shumta të anëtarëve të Odës Ekonomike të Kosovës dhe në analizat që tregojnë se një hap i tillë në këtë periudhë do të kishte pasoja serioze për sektorin privat dhe ekonominë në përgjithësi.
“Sektori privat punëson mbi 330 mijë punëtorë, dhe dalja në treg në këto kushte mund t’i sjellë shumë biznese pranë falimentimit për shkak të pamundësisë financiare për të përballuar çmimet aktuale të tregut të hapur.
Për pasojë edhe produkti vendor do të goditet rëndë. Prodhimi vendor do ta humbasë konkurrueshmërinë me produktet e importuara, duke rrezikuar edhe më shumë praninë tonë në tregjet e rajonit dhe ato evropiane, për shkak të rënies së kërkesës për produktet vendore si rezultat i rritjes së kostos së prodhimit që vjen nga shtrenjtimi i energjisë elektrike”, thuhet ndër të tjera në kërkesë.
Kërkesa mban datën e 8 majit.
Nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) kanë thënë se ideja e vendimit është që bizneset të kenë qasje në treg të liberalizuar të tarifave.
“Qëllimin e kemi që bizneseve në Kosovë me iu ofru me zgjedh një furnizues. Pse do të duhej me qenë një konsumator, me qenë i detyruar të merr shërbime prej një furnizuesi që është i ngarkuar me shërbim publik ose me ngarkesë të shërbimit universal, kur këta kanë mundësi me pa në ofertën e tregut të hapur nga furnizuesit e tjerë” – ka deklaruar Drejtori Menaxhues në ZRRE, Petrit Pepaj.
Presidenti rus, Vladimir Putin ka miratuar përbërjen e delegacionit që do të udhëtojë në Stamboll për bisedimet me Ukrainën, ka njoftuar shërbimi për shtyp i Kremlinit. Delegacioni do të kryesohet nga Vladimir Medinsky, ndihmës i liderit rus. Në bisedime do të marrin pjesë edhe zëvendësministri i punëve të Jashtme, Mikhail Galuzin, shefi i
Republika e Kosovës do të jetë ndër 18 vendet nikoqire të ushtrimit më të madh ushtarak që drejtohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku marrin pjesë 25 mijë ushtarë nga 29 vende të NATO-s. Krejt kjo do të ndodhë në kuadër të ushtrimit “Defender Europe 2025”, që do të mbahet nga 26
Tiranë- Kryeministri i Britanisë, Sir Keir Starmer mbërrin mbrëmjen e të mërkurës në Tiranë. Ai do të ketë një takim bilateral të enjten me kryeministrin Edi Rama e më pas në 12:40 do të dalin në një konferencë për shtyp. Siç raporton NOA, pritet nënshkrimi i një “Marrëveshje të Partneritetit Strategji” Shqipëri-Mbretëri e
Momenti kur një zemër fillon të formohet është kapur për herë të parë në imazhe të jashtëzakonshme me kalim kohe. Pamjet tregojnë se qelizat kardiake në një embrion miu fillojnë të organizohen spontanisht në një formë të ngjashme me zemrën në fazat e hershme të zhvillimit. Shkencëtarët thonë se kjo teknikë mund të