Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

 

 

Për ngjarjen e rëndë te Rruga B në Prishtinë, ku një grua dyshohet se u plagos me thikë nga burri i saj, i cili më pas e qëlloi me mjet të mprehtë edhe veten dhe u gjet i vdekur nga Policia prej plagëve që i shkaktoi vetes, Klinika dentare në afërsi të cilës ndodhi tragjedia ka reaguar duke sqaruar opinionin se ngjarja nuk ka ndodhur në ambientet e tyre.

Nga kjo klinikë thonë se gruaja e plagosur kishte hyrë në ambientet e tyre ku i është dhënë ndihma e parë dhe janë njoftuar autoritetet.

“Klinika Dentare Alba Dent ndjen për obligim të informojë opinionin publik lidhur me një incident të rëndë që ndodhi sot dhe në të cilin përmendet emri i klinikës sonë në disa raportime mediatike. Rreth orës 15:00 një vajzë e plagosur me armë të ftohtë (thikë) ka hyrë në hyrjen e objektit ku ndodhet ordinanca jonë, duke kërkuar ndihmë dhe strehim. Stafi i AlbaDent ka reaguar menjëherë, duke i ofruar ndihëm e parë mjekësore dhe duke kontaktuar menjëherë shërbimin emergjent dhe Policinë e Kosovës.”, thuhet ën reagimin e tyre.

Sipas kësaj Klinike, brenda pak minutash, ekipet përkatëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë marrë situatën nën kontroll.

“Theksojmë qartë se ngjarja nuk ka ndodhur brenda ambiente të Klinikës Dentare Alba Dent. Kilinika jonë ka qenë vetëm vendi ku viktima ka kukuar ndihmë pas plagosjes. Falënderojmë stafin tonë për profesionalizmin dhe reagimin e shpejtë, si dhe autoritetet për veprimin e tyre të menjëhershëm.”, thuhet në reagim.

Gazeta raportoi ekskluzivisht për ngjarjen e rëndë.

Po ashtu raportoi se personi që u gjet i vdekur është stilisti i njohur kosovar Festim Isufi.

Isufi fillimisht dyshohet se qëlloi gruan e tij një Tiktokere e njohur, e më pas edhe veten. Ai u gjet pa shenja jete në banesën e tij në rrugën B.

Festim Isufi ishte dizajneri i parë shqiptar që prezantoi koleksionin e tij prej 20 veshjeve “Haute Couture” në Javën e Modës në Paris, në Ritz Paris, në shtëpinë e Coco Chanel, ku kanë prezantuar koleksionet e tyre dizajnerët me të famshëm botëror.

Related Posts