‘Janë njerëzit më të ndershëm, m’ka dhimt shpirti kur i pashë’, Bardhyl Mahmuti për liderët e UÇK prapa grilave

 

 

Veprimtari i njohur i çështjes kombëtare, Bardhyl Mahmuti, ka folur për ish-krerët e UÇK’së të cilët janë në qendrën e paraburgimit në Hagë.


Mahmuti në emisionin Frontal në T7 tha se e di shumë mirë se çdo të thotë të jesh i mbyllur, pasi thotë se edhe vetë ka qenë një ish- i burgosur politik.

Ai tha se për të është shumë e rëndë t’i shohësh ish-krerët e UÇK’së prapa grilave, e që për të kjo është padrejtësi shumë e madhe.

Tutje, Mahmuti thotë se ata janë njerëzit më të ndershëm që ka takuar ndonjëherë në jetën e tij.

“Duke qenë vet një ish-burgosur poltik, e di cka është të jesh i mbyllur. Unë kam qenë i ri, 21 vjeqar dhe s’kam qenë as i martuar dhe as fëmijë. Ka qenë një periudhë krejt tjetër.

Pas krejt rezultateve që kanë dhënë për kombin e vetë, të 4 këtu, t’i shoh prapa grilave për mua është e rëndë, sepse është një padrejtësi tepër e madhe. Janë njerëzit më të ndershëm që kam takuar në jetën time. Jakup Krasniqi me të cilin kemi bashkëvepru është njëri nder më të ndershëm që kam takuar në jetë. Kam qenë i kam vizituar, më ka dhimt shpirti”, tha ai.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…