Fundjava me diell dhe vranësira, por shiu mund të befasojë të dielën pasdite

 

 

Ditën e shtunë kalojnë vransira përgjatë vendit, ndërkohë që nuk mungojnë intervale më të shpesha me diell. Pasdite më vonë përreth pjesëve malore në perëndim e jug të vendit mund të zhvillohen kushte për ndonjë rigë shiu. Frynë erë verilindore e lehtë dhe mesatare 5-9m/s. Temperaturat maksimale shkojnë deri në 18C e 20C, ndërsa minimalet zbresin në 8C e 11C.

Rrebeshe e bubullima më të përhapura në vend po parashihen për ditën e diel orëve të pasdites, me një rritje të temperaturës deri në 21C e 23C. Mot jostabil dhe i ndryshueshëm po parashihet dhe ditëve të para të javës vijuese. Kalojnë vransira, por nuk mungojnë dhe intervale me diell, e orëve të pasdites paraqiten rrebeshe shiu. Temperatura maksimale luhaten ndërmjet 15C e 18C. Minimalet zbresin deri në 3C, nën kushte të motit më të kthjellët. Erërat frynë kryesisht nga veriu e verilindja, të lehta dhe mesatare 4-10m/s.

  • Shkrime të ngjashme

    Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet pas shkarkimit ish-drejtori i Burgut të Durrësit

    Drejtori i shkarkuar i burgut të Durrësit, Indrit Cërloj, pas arratisjes së Altin Ndocit, është arrestuar nga Policia, si i akuzuar për “shpërdorim detyre”. Pas arratisjes së Ndocit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve zbardhi të gjitha shkeljet që dyshohet të…

    Shifrat e fushatës: Sa ka investuar AAK për zgjedhjet lokale

    KQZ ka bërë publike detajet financiare të fushatës së AAK-së për zgjedhjet lokale të këtij viti. Raporti i paaudituar tregon se partia e Ramush Haradinajt ka shpenzuar mbi 24 mijë euro, kryesisht për reklama, paga dhe detyrime të tjera, duke…