Erdogan telefonon kryeministrin e Pakistanit – për çfarë biseduan ata?

 

 

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin pakistanez Shehbaz Sharif për të shprehur solidaritetin e tij pasi India goditi Pakistanin dhe Kashmirin me raketa, njoftoi presidenca turke.

Pakistani, i cili ka lidhje të forta me Turqinë, tha se kishte rrëzuar pesë aeroplanë indianë dhe u zotua të hakmerret më tej, në përplasjen më të keqe midis fqinjëve të armatosur bërthamor në më shumë se dy dekada.

Bëhet e ditur se gjatë telefonatës, Erdogan i tha Sharifit se Turqia mbështet atë që ai i quajti “politikat e qeta dhe të përmbajtura” të Pakistanit.

Erdogan tha gjithashtu se e konsideroi “të përshtatshme” thirrjen e Islamabadit për një hetim mbi një sulm militant islamik që shkaktoi krizën, shkruan Reuters, përcjell KFVA.

Raportohet se militantët vranë 26 persona në Kashmir në sulmin e 22 prillit. Pakistani mohon akuzat indiane se ishte i lidhur me sulmin.

“Erdogan deklaroi se Turqia ishte e gatshme të bënte gjithçka që mundet për të parandaluar përshkallëzimin e tensioneve dhe se kontaktet e tij diplomatike në këtë drejtim do të vazhdojnë”, thuhet në deklaratë.

Ndryshe, Turqia e ka dënuar më parë sulmin e Indisë dhe u ka bërë thirrje të dyja palëve të veprojnë me sens të përbashkët.

Ministria e Jashtme e Turqisë tha se veprimi i fundit ushtarak nga India krijon rrezikun e një “lufte të gjithanshme”.

Ankaraja mban gjithashtu lidhje të përzemërta me Indinë. 

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…