‘This Barbie is President’ – Osmani do të kontaktojë partitë: Kemi pasur gatitshmëri që nga 16 prilli

 

 

Presidenca e Kosovës ka thënë se presidentja Vjosa Osmani që nga 16 prill ka pasur gatishmëri që të presë liderët e partive politike.


Në një përgjigje për Gazetën, zëdhënësi për media në Presidenca, Bekim Kupina, ka thënë se deri më tash nuk ka pasur asnjë kërkesë.Por, tutje thuhet se meqë disa kanë kërkuar që presidentja ta bëjë, këtë, Osmani do të kontaktojë së shpejti me partitë politike

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osnani, tashmë ka shprehë gatishmërinë e plotë, që nga data 16 prill, që t’i presë liderët e partive politike në rast se ata e shohin të nevojshme një gjë të tillë. Deri dje nuk kemi pasur një kërkesë të tillë. Tani që disa parti kanë kërkuar që Presidentja t’i thërrasë në takim të përbashkët të liderëve, Kabineti i Presidentes do të kontaktojë së shpejti me partitë politike për të parë se cila është koha e përshtatshme për të gjithë, për një takim të tillë gjithëpërfshirës”, thuhet në përgjigje.

  • Shkrime të ngjashme

    Osmani për FSK-në: Profesionale, aleate e besueshme – fuqia që garanton lirinë

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka publikuar një video të Forcës së Sigurisë së Kosovës në rrjetin social Facebook. Krahas videos ajo tha se FSK është krenari dhe fuqi që garanton lirinë. “E fortë. Profesionale. Aleate e besueshme. E pathyeshme.…

    I zhdukur prej dy javësh: Policia publikon foton e 17-vjeçarit nga Gjilani, kërkon ndihmë për gjetjen e tij

    Policia e Kosovës ka publikuar foton e një 17-vjeçari nga Gjilani duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij. Policia ka bërë të ditur edhe se, i riu është shpallur person i humbur që nga data 2 janar. “Në…