Punonjësi nga Kosova e përmendi dikë tjetër, Rama i ndërhyn: Shpëtimtar ishte UÇK në krye me Hashim Thaçin

 

 

Kryeministri i Shqipërsië, Edi Rama, sot ka qëndruar në Aeroportin e Vlorës, ku edhe po bëhen testimet teknike dhe do të bëhet edhe fluturimi i parë certifikues. Shumë punëtorë që kanë punuar në ndërtimin e Aeroportit të Vlorës janë kosovarë, disa prej të cilëve Rama i ka takuar sot gjatë qëndrimit aty.


Një prej tyre është edhe kosovar Idriz Makolli, i cili ka një lidhje tepër speciale me gjeneralin amerikan Wesley Clark.

Makolli ia ka përmendur Ramës gjeneralin amerikan gjatë një bisede të shkurtër që kanë pasur tek punishtja e Aeroportit të Vlorës dhe i ka thënë se “Clark ishte shpëtimtari i Kosovës”,.

Pas kësaj, Rama i është kthyer duke i thënë se shpëtimtare e Kosovës ka qenë Ushtria Çlirimtare e Kosovës në krye me komandantin Hashim Thaçi.

“Shpëtimtar i juaji ka qenë UÇK me komandantin e madh Hashim Thaçi”, ka thënë Rama.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…