Lidhja Demokratike e Kosovës ka nisur zyrtarisht përgatitjet për zgjedhjet lokale që do të mbahen këtë vjeshtë. Kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar sot një takim me të gjithë kryetarët e degëve të LDK-së, ku është diskutuar për procesin konsultativ dhe përgatitor të kandidaturave për kryetarë komunash dhe këshilltarë lokalë, shkruan Gazeta KFVA.
Ai tha se LDK nuk ka kohë për të humbur dhe se kanë dhënë zgjidhje sa i përket ngerçit në Kuvend, “zgjidhja jonë aty mbetet – kurdo që janë të gatshëm të tjerët “Duke shtuar se LDK do merret me proceset e veta, e siç tha “aty ku s’mund të na kurthojnë”, duke folir për përgaditjet për zgjedhjet lonale.
Abdixhiku tha se LDK, si fituese e zgjedhjeve të fundit lokale me 9 komuna dhe 206 këshilltarë, hyn në këtë garë me vullnet, bindje dhe përgatitje të plotë. Ai theksoi se partia nuk do të humbasë kohë me mbledhje pa qëllim dhe se proceset e brendshme do të vazhdojnë aty ku, sipas tij, nuk mund të kurthohen nga të tjerët.
“Kemi dhënë zgjidhje, zgjidhja jonë mbetet aty, kurdo që janë të gatshëm të tjerët,” deklaroi Abdixhiku. Ai ftoi të gjithë qytetarët që ndajnë vizionin dhe vlerat e LDK-së të bëhen pjesë e këtij procesi.
“LDK i ka dyert e hapura për secilin. LDK mbetet e juaja, LDK mbetet dashni,” përfundoi Abdixhiku.
Postimi i plotë:
Kohë për të humbur më nuk kemi.
Zgjidhje dhamë; zgjidhja jonë aty mbetet – kurdo që janë të gatshëm të tjerët.
Deri atëherë, përtej gjithë bllokadës që na shërbehet pa vizion, përtej mbledhive repetitive 48 orëshe pa ndonjë qëllim, LDK do të merret me proceset e veta përpara, aty ku s’mund të na kurthojnë.
Do të merret me Zgjedhjet Lokale.
Prandaj, sot kam thirrur në takim të gjithë kryetarët e degëve të LDK-së, për të nisur procesin konsultativ e përgatitor mbi Zgjedhjet Lokale 2025 që do të mbahen këtë vjeshtë.
Si fituese e zgjedhjeve të fundit lokale, me 9 komuna në qeverisje dhe me 206 këshilltarë lokal, po himë në këtë proces me plot vullnet e me plot bindje. Po himë dhe me plot përgatitje. Plot 6 muaj kohë.
Prandaj, nga sot nisim konsultimet e brendshme për kandidatët për Kryetarë të Komunave e për këshilltarë lokal. Për nominimin e njerëzve me integritet e vullnet për të shërbyer në secilin qytet.
Të gjithë ata që duan të përfaqësojnë vizionin tonë politik, vlerat tona, programet tona; të gjithë ata që duan t’i përfaqësojnë qytetarët tanë – i ftoj të bëhen pjesë e këtij procesi.
LDK i ka dyertë e hapura për secilin.
LDK mbetet e juaja.
LDK mbetet dashni!/
