Eurodeputeti holandez i ashpër ndaj BE-së: Hiqni pengesat, pranoni aplikimin e Kosovës për anëtarësim

 

 

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten ka bërë thirrje të fuqishme që Këshilli i Bashkimit Evropian të heqë pengesat dhe të pranojë aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE.

Në një fjalim të mbajtur në Parlamentin Evropian, Reuten theksoi se Kosova është një partner që ndan vlerat dhe perspektivën gjeopolitike të BE-së, dhe se bllokimi i aplikimit të saj për anëtarësim është i papranueshëm.

“Kosova është partneri ynë, ndan vlerat tona dhe ka të njëjtin orientim gjeopolitik. Megjithatë, Këshilli i BE-së vazhdon të bllokojë pranimin e thjeshtë të kërkesës për anëtarësim të këtij partneri. A kështu trajtohet një partner?” u shpreh Reuten, duke kritikuar qëndrimin e Këshillit.Ai i bëri thirrje BE-së të heqë masat kufizuese, të normalizojë marrëdhëniet mes të gjitha vendeve anëtare dhe Kosovës, si dhe të njohë zyrtarisht shtetësinë e saj.

Reuten propozoi gjithashtu që, edhe pa miratimin e Këshillit, Komisioni Evropian mund të nisë përgatitjen e opinionit për aplikimin e Kosovës, si një hap drejt integrimit të mëtejshëm.

Kosova ka dorëzuar zyrtarisht aplikimin për anëtarësim në BE më 15 dhjetor 2022, por procesi mbetet i bllokuar për shkak të mosnjohjes së pavarësisë së saj nga Serbia dhe pesë vende anëtare të BE-së: Qipro, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja.

  • Shkrime të ngjashme

    Osmani për FSK-në: Profesionale, aleate e besueshme – fuqia që garanton lirinë

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka publikuar një video të Forcës së Sigurisë së Kosovës në rrjetin social Facebook. Krahas videos ajo tha se FSK është krenari dhe fuqi që garanton lirinë. “E fortë. Profesionale. Aleate e besueshme. E pathyeshme.…

    I zhdukur prej dy javësh: Policia publikon foton e 17-vjeçarit nga Gjilani, kërkon ndihmë për gjetjen e tij

    Policia e Kosovës ka publikuar foton e një 17-vjeçari nga Gjilani duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij. Policia ka bërë të ditur edhe se, i riu është shpallur person i humbur që nga data 2 janar. “Në…