by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Që prej mesditës të shtunës së kaluar akoma asnjë nga kërkimet e Ardit Beshiri, ku pas çarjes së një rezervuari i cili ishte krijuar për të filtruar ujërat që rrjedhin gjatë procesit të përpunimit të kromit 29 vjeçari u rrëmbye nga masivi i mineralit të kromit dhe inerteve me gjithë mjetin me të cilin po punonte.
Ndërkohë gjatë këtyre ditëve forcat e kërkim-shpëtimit, forcat e armatosura, banorët e zonës e familjarë janë vënë kërkim të 29 vjeçarit por deri më tani nuk ka asnjë rezultat. Kërkimet janë bërë që nga fundi i rrjedhës së përroit e cila ndodhet afër lumit Mat e në drejtim së Qaf Burrelit, ku dhe ndodhet fabrika e përpunimit të kromit.
Ndërkohë për të ndjekur nga afër përpjekjet për gjetjen e 29 vjeçarit ka qenë i pranishëm edhe kreu i emergjencave civile Haki Çako, po ashtu gjatë ditës së djeshme në vendin e ngjarjes kanë shkuar më ndihmë edhe forcat e ushtrisë së Kosovës.
Të shtunën e 3 Majit 29 vjeçari Ardit Beshiri ka qenë duke punuar me eskavator, në stokun e fabrikës së përpunimit të kromit, e cila muajt e fundit shfrytëzohej nga një shoqëri kineze. Në rrethana ende të paqarta është çarë rezervuari dhe nga vërshimi i ujit dhe inerteve, i riu është rrëmbyer nga rrjedha bashkë me mjetin e tij…..
Ndërkohë gjatë pasdite së djeshme është gjetur një pjesë e fadromës, ku dhe është vendosur perimetri i sigurisë për të vijuar kërkimet rreth zonës!
Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona në lidhje me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, ngjarje e rëndë që ndodhi brenda sallës së gjyqit në Gjykatën e Apelit. Pas arrestimit të autorit të dyshuar të vrasjes, Elvis Shkambi, në pranga kanë rënë edhe xhaxhai i tij, Gjon Shkambi, si dhe një punonjës sigurie i Gjykatës
Një ngjarje e rëndë ka tronditur dje Shqipërinë. Gjyqtari Astrit Kalaja u vra brenda sallës që gjyqit. Ai u qëllua me armë zjarri nga 30-vjeçari Elvis Shkambi brenda sallës së Gjykatës së Apelit, Tiranë. Ai qëlloi me 3 plumba drejt gjyqtarit, dy prej tyre në gjoks dhe një një stomak, ndërsa Kalaja ndërroi jetë rrugës
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu. Sipas këtij instituti, temperatura maksimale do të arrijnë në 9 gradë Celsius, përcjell Periskopi. “Moti i vranët dhe me reshje shiu. Temperaturat minimale: 3-6C. Temperaturat maksimale: 6-9°C. Era: nga veriperendimi, 1–5 m/s”, thuhet tutje
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në fjalën e saj para medieve pas përfundimit të samitit të Bërdo-Brijunit këtë të hënë (6 tetor) në Durrës, ka mbështetur progresin e bërë nga Shqipëria në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Osmani deklaroi se gjatë procesit të samitit ajo kërkoi mbështetjen e Sllovenisë dhe Kroacisë, si