by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Prizreni dhe i gjithë vendi u trondit mëngjesin e së martës, me vrasjen e rëndë të 15-vjeçares, shtetase turke. Krimin po dyshohet se e kreu babai i saj, Mehmet Gorenç. Ai tashmë është dërguar në paraburgim, pasi Gjykata Themelore në Prizren aporovoi kërkesën e Prokurorisë.
Kërkesa e Prokurorit të Shtetit, siç merr vesh Klankosova ka zbuluar detaje tronditëse.
Gjithçka dyshohet se ndodhi pas orës 05:00 të mëngjesit, kur i dyshuari nisi t’i sulmojë të bijat derisa ishin në gjumë, duke iu vërsulur fillimisht 15-vjeçares, e cila nuk arriti të mbijetojë dhe vdiq në vendin e ngjarjes.
Krimi i rëndë u krye me një thikë mbi 20 centimetra, me të cilën i dyshuari e goditi edhe vajzën tjetër rreth 10-vjeçare, që mbeti e plagosur rëndë, si dhe bashkëshorten e tij, e cila pësoi lëndime më të lehta trupore.
Bazuar në kërkesën për paraburgim, thuhet se i dyshuari, ndër të tjera, i është drejtuar gruas së tij se “duhet të vdesim të gjithë”.
Prokurori i Shtetit ka vlerësuar ndër të tjera se kjo masë është e arsyeshme për t’u caktuar, për shkak të veprave të rënda penale që janë kryer brenda familjes, e po ashtu edhe për shkak të rrezikut që i dyshuari mund të arratiset meqë nuk ka vendbanim të përhershëm në Kosovë.
Gorenç do tëhetohet, nën dyshimin se ka kryer veprat “Vrasje e rëndë”, “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Masa e sigurisë është caktuar në seancën dëgjimore të mbajtur dje dhe do të zgjashë 30 ditë.
Kodi Penal i Republikës së Kosovës parasheh dënim me jo më pak se 10 vjet burgim ose burgim të përjetshëm për këdo që privon nga jeta një fëmijë; anëtar të familjes; në mënyrë mizore apo dinake; ose duke rrezikuar jetën e një ose më shumë personave të tjerë.
Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona në lidhje me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, ngjarje e rëndë që ndodhi brenda sallës së gjyqit në Gjykatën e Apelit. Pas arrestimit të autorit të dyshuar të vrasjes, Elvis Shkambi, në pranga kanë rënë edhe xhaxhai i tij, Gjon Shkambi, si dhe një punonjës sigurie i Gjykatës
Një ngjarje e rëndë ka tronditur dje Shqipërinë. Gjyqtari Astrit Kalaja u vra brenda sallës që gjyqit. Ai u qëllua me armë zjarri nga 30-vjeçari Elvis Shkambi brenda sallës së Gjykatës së Apelit, Tiranë. Ai qëlloi me 3 plumba drejt gjyqtarit, dy prej tyre në gjoks dhe një një stomak, ndërsa Kalaja ndërroi jetë rrugës
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu. Sipas këtij instituti, temperatura maksimale do të arrijnë në 9 gradë Celsius, përcjell Periskopi. “Moti i vranët dhe me reshje shiu. Temperaturat minimale: 3-6C. Temperaturat maksimale: 6-9°C. Era: nga veriperendimi, 1–5 m/s”, thuhet tutje
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në fjalën e saj para medieve pas përfundimit të samitit të Bërdo-Brijunit këtë të hënë (6 tetor) në Durrës, ka mbështetur progresin e bërë nga Shqipëria në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Osmani deklaroi se gjatë procesit të samitit ajo kërkoi mbështetjen e Sllovenisë dhe Kroacisë, si