‘Deputet dhe ministër’: LDK’ja dorëzon kallëzim penal në Prokurori ndaj Kurtit dhe ministrave që u bënë deputetë

 

 

Lidhja Demokratike e Kosovës dorëzoi të enjten kallëzim penal për “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe tejkalim të autorizimeve ndaj ish-Kryeministrit Kurti dhe ish ministrave, të rizgjedhur deputetë”.


Kallëzimin penal në Prokuririnë Special e dorëzuan deputetet e LDK-së, Hykmete Bajrami dhe Doarsa Kica- Xhelili.

Sipas LDK-së, kallëzimi penal ka të bëjë me dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Kjo parti thekson se, meqë Kurti dhe ministrat kanë dhënë dorëheqje nga funksionet ekzekutive për t’u bërë deputetë, ata nuk kanë të drejtë të vazhdojnë ushtrimin e detyrës si pjesë e Qeverisë në detyrë./

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…