by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, iu përgjigj ndaj akuzave të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, se ka bllokuar projektet në kryeqytet, duke theksuar se veprimet janë bërë sipas ligjit për mbrojtje të trashëgimisë kulturore.
Ai tha se institucionet që kujdesen për trashëgiminë nuk ndalojnë zhvillimin, por e kontrollojnë për të mos dëmtuar vlerat kulturore.
“E ana jonë, vetëm politik nuk po bëhet me këto çështje, sepse mënyra se si vepron mekanizmi i trashëgimisë kulturore, ku përfshihet një numër i madh i institucioneve nga Qendra Rajonale e Trashëgimisë në Prishtinë, te Instituti i Monumenteve, te Inspektorati i Trashëgimisë Kulturore dhe mekanizma të tjerë përkatës. Është ky i njëjti, kështu ka vepruar në këtë mandat, kështu ka vepruar edhe më herët, pra po flasim për institucionet e trashëgimisë kulturore që kujdesen për zonat e mbrojtura, mbi një mijë e pesëqind të tilla në gjithë Kosovën dhe sa herë që ka zhvillime brenda këtyre zonave të mbrojtura këto institucione kujdesen që ato zhvillime, ato projekte nuk e cenojnë monumentin,” tha Çeku në emisionin CONTEXT.
Sipas tij, shteti ka për detyrë të sigurohet që projektet në zonat e mbrojtura të jenë të kontrolluara dhe të mos dëmtojnë vlerat historike.
“Mbrojtja e trashëgimisë kulturore nuk nënkupton ndalim të zhvillimit, përkundrazi, vetëm se ky është një zhvillim i kontrolluar, sepse shteti kur e shpall një monument dhe një zonë në mbrojtje, e shpall për një arsye të caktuar historike, kulturore dhe të tjera. Prandaj, e ka për detyrë me u kujdes se çfarëdo që ndodhë brenda asaj zone është kontrolluar në mënyrë që mos cenohen këto vlera të cilat shteti i ka shpallë si vlera,” u shpreh Çeku.
Vëllai i zëvendëskryeministrit në detyrë, Besnik Bislimi po dyshohet se punonte në kompaninë e babait të aksionarit të konzorciumit i cili e fitoi kontratën për fabrikën e përpunimit të nënprodukteve shtazore. Por, ndonëse ishte përmendur nga ministri i Bujqësisë, Faton Peci, zëvendëskryeministri Bislimi nuk i ka komentuar dyshimet. Ai kur është kontaktuar nga
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka njoftuar se pas dy ditëve të gërmimit dhe zhvarrimit në Prishtinë, janë gjetur mbetjet mortore të tre personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë. Mbetjet mortore janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime dhe për procesin e identifikimit. “Pas dy ditëve të operacioneve
Avokati i Pjetër Shalës, Jean-Louis Gilissen thotë se klienti i tij konsideron që është vendosur në një kurth të vërtetë. Këtë, Gilissen e tha gjatë parashtrimit të pikave të apelimit në seancë të Apelit kundër vendimit të Themelores, e cila e dënoi me 18 vjet burgim për krime lufte. “Zoti Shala e konsideron
Federata e Futbollit njofton të gjithë tifozët se është hapur procesi i aplikimit për rezervimin e biletave për ndeshjen Shqipëri – Serbi, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026. Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes platformës ebileta.al, e menaxhuar nga kompania t-ticket, duke ndjekur të njëjtën procedurë si për blerjet