Rrjeti i laboratorëve bie në Fushë Kosovë – arrestime, mbyllje dhe sekuestrime trondisin opinionin, këta janë të dyshuarit!

 

 

Hetuesit e Krimeve Ekonomike kanë zbuluar një veprimtari të kundërligjshme mjekësore dhe farmaceutike që zhvillohej në dy laboratorë në Fushë Kosovë, të cilët operonin pa staf të licencuar dhe me dokumente të falsifikuara.

Gazeta mëson ekskluzivisht se të arrestuarit në këtë rast janë: Fidaim Shalaku, 48 vjeçar, Bekim Gashi, 53 vjeçar.

Më 7 maj 2025, pas hetimeve të zhvilluara nga Sektori për Hetime Financiare, janë bastisur dy laboratorë:  “Dibuna Lab” në rrugën “Lidhja e Pejës”, “Swiss Lab” në rrugën “Shefki Kuleta” në Fushë Kosovë.

Sipas hetimeve, këto laboratorë lëshonin analiza biokimike duke përdorur licencën e dyshimtë të biokimistes Slavica Ristic, 74 vjeçare, për të cilën dyshohet se është fiktive. Gjatë hetimeve janë aplikuar masa të posaçme hetimore, përfshirë simulimin e blerjes së shërbimeve, përmes së cilës janë siguruar raporte biokimike me vulën e biokimistes Ristic.

Në vendin e ngjarjes janë thirrur edhe inspektorët e Inspektoratit Shëndetësor, të cilët kanë konstatuar shkelje të rënda dhe kanë urdhëruar mbylljen e të dy laboratorëve.

Sekuestrohen prova: shtëpiza kompjuteri, telefona celular, vula e biokimistes, raporte të analizave të pacientëve

Të dyshuarit janë arrestuar në vendin e ngjarjes dhe, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, janë ndaluar për 48 orë.

Ata po hetohen për veprat penale: Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore/farmaceutike, Falsifikimi i dokumenteve, Legalizimi i përmbajtjes së rreme

Hetimet vazhdojnë nën mbikëqyrjen e prokurorit të shtetit.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

  • Shkrime të ngjashme

    Përfundon rinumërimi në Kaçanik – një kandidateje i hiqen 100 vota

    Kaçaniku është komuna e dytë e cila ka përfunduar procesin e rinumërimit të votave, një ditë pas Komunës së Dragashit. Bazuar në të dhënat e fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, dallime të konsiderueshme janë vërejtur në mes numërimit të…

    Treni përplaset me autobusin në Hamburg, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur

    Një përplasje midis një autobusi dhe një treni vrau një person dhe plagosi dhjetë të tjerë në zonën e portit të Hamburgut këtë të premte, tha shërbimi zjarrfikës për AFP. Të gjithë të plagosurit ishin brenda autobusit, përveç burrit që…