by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka ndërmarrë një operacion të suksesshëm policor që ka rezultuar me arrestimin në flagrancë të dy personave të dyshuar për trafikim me substanca narkotike.
Operacioni është zhvilluar në dalje të autostradës “Arbër Xhaferi”, ku pas një plani të mirëorganizuar dhe veprimeve taktike në terren, janë ndaluar dy persona që po udhëtonin me një veturë nga drejtimi i Prishtinës në Ferizaj. Gjatë kontrollit është konstatuar një sasi e substancës së dyshuar narkotike e llojit marihuanë, e ndarë në disa paketime, mjete të tjera përkatëse dhe para të gatshme në valuta të ndryshme, njofton policia.
“Bazuar në veprimet e mëtejme hetimore dhe dyshimet e ngritura, është kryer edhe kontroll në një lokacion banimi në Prishtinë, ku janë sekuestruar prova shtesë që lidhen me rastin, përfshirë substancë të dyshuar narkotike në sasi të konsiderueshme, pajisje për matje, material ambalazhues dhe para të gatshme.
Në total janë sekuestruar rreth 1.659.80 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, dy automjete, dy telefona mobilë, pajisje për ndarjen e lëndës narkotike, dhe një shumë prej 6.265 euro para të gatshme”, thuhet në njoftim.
Të gjitha provat janë dokumentuar nga njësitë relevante të forenzikës. Për të gjitha veprimet është njoftuar Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ku me urdhër të prokurorit kujdestar është lëshuar vendim për ndalimin e të dyshuarve për 48 orë, konfirmon policia.
Ndërsa në rastin e dytë, Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) – Gjakovë, në bashkëpunim me DHTN-Prishtinë, njofton se pas një hetimi intensiv ka realizuar sot arrestimin e katër personave të në lidhje me rastin e kultivimit dhe shpërndarjes së narkotikëve, që kishte nisur më 23.04.2025 në Prizren. Gjatë këtij operacioni paraprak ishin sekuestruar rreth 175 bimë kanabis.
“Sot, gjatë arrestimit të të dyshuarit tjetër në Prishtinë, është kryer edhe një bastisje ku janë sekuestruar 461 gram kokainë, një veturë Golf 7, para të gatshme dhe telefona mobilë.
Të arrestuarit janë ndaluar për 48 orë me vendim të Prokurorit të Shtetit pranë Prokurorisë Themelore në Prizren. Ndërkohë, një i dyshuar tjetër është në kërkim nga autoritetet”, thuhet në njoftim.
Hetimet janë duke vazhduar në bashkërendim me organet e drejtësisë, tha policia.
Biznese të shumta në vend kanë nisur shtrenjtimin e produkteve të tyre, përfshirë edhe atyre esenciale. Çmimi i bukës ka arritur në 60 centë, teksa edhe produkte të tjera janë shtrenjtuar. Qytetarët ankohen se po abuzohet me çmime. Ndërsa, Autoriteti i Konkurrencës ka nisur monitorimin e shtrenjtimit të bukës dhe mbi 20 produkteve të
Baseli ka shpartalluar Luganon 5-2 në një ndeshje emocionuese të play-offit të Superligës së Zvicrës, duke arritur një fitore të sigurt para tifozëve të tyre, dhe Xherdan Shaqiri ishte sërish lojtari kyç për liderin e kampionatit, shkruan Gazeta KFVA. Përkundër faktit që Lugano kaloi në epërsi pas vetëm tre minutash me golin e
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti në një fjalim 45 minutësh në mbledhjen e Këshillit të Vetëvendosjes, ka vazhduar betejën kundër mediave, shkaku i të cilës Kosova ka rënë në pozitën e 99 për liri të shprehjes dhe medias, teksa ka heshtur, për shtrenjtimin e rrymës dhe ngritjen e çmimeve që kanë
Premtimet i morën nga njerëzit që synojnë të qeverisin me vendin, e nesër do të ju drejtohen kutive të votimit. Mbi 3.7 milionë qytetarë të Republikës së Shqipërisë më të drejtë vote, do të vendosin të dielën nëse vendin do ta drejtoj sërish edhe për 4 vjetët e ardhshme Edi Rama me partinë socialiste