Policia godet në veri – Bastisje në tri lokacione, dy të arrestuar në operacionin e mëngjesit!

 

 

Policia e Kosovës ka kryer kryer bastisje në tri lokacione në veri të vendit.

Zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka deklaruar për Reporteri.net se bastisjet po kryhen në lidhje me armë ilegale.

Ai tha se deri tani janë dy të arrestuar,

“Kemi asistuar Drejtorin kundër krimit të organizuar me bastisje në tri lokacione në lidhje me armë ilegale. Një lokacion në Zveçan dhe dy në Mitrovicë Veri. Dy të arrestuar për momentin dhe në lokacionin e fundit ende jemi aty”, ka deklaruar Elshani. /KFVA/

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…