Pacolli: Deputetët që bllokojnë punën, nuk duhet të paguhen

 

 

Kryetari i Aleancës për Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli ka reaguar pas dështimit të seancës së 12-të të konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Pacolli përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se është për keqardhja situata në Kuvend, raporton Periskopi.

“Është për të ardhur keq çfarë po ndodh në Kuvendin e Kosovës. Ngrirja e punës po i shkakton vendit jo vetëm pasoja politike e institucionale, por edhe dëme ekonomike të qëllimshme – çdo seancë e dështuar kushton nga taksat tona”, ka shkruar Pacolli.

Sipas tij, deputetët që bllokojnë punën në kuvend, nuk duhet të paguhen.

Deputetët që bllokojnë punën nuk duhet të paguhen për këtë! Të fillojmë nga një kërkesë e thjeshtë dhe e drejtë: pa punë,( pa rezultat ) nuk ka meditje!”, ka shkruar Pacolli.

Postimi i plotë:

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…