by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Sot do të jetë moti me vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell kohëpaskohe. Nga orët e para të ditës, janë të mundshme zhvillime të rrebeshesh shiu dhe bubullima në disa zona të vendit.
Pjesërisht nuk përjashtohet mundësia e ndonjë stuhie më të ashpër me breshër dhe erëra. Erëra jugperëndimore do të fryjnë me shpejtësi 4-11m/s, ndërsa në mbrëmje pritet ndryshimi i drejtimit të erës në veriore. Temperaturat maksimale do të jenë paksa më të ulëta, nga 20°C në 23°C.
Mëngjesi i së enjtes do të sjellë vransira të ulëta në gjithë vendin, por do të ketë intervale me diell gjatë ditës. Më vonë, pasdite, shfaqen kushte për zhvillime të tjera të rrebeshesh shiu dhe bubullimash. Erëra më të fuqishme jugperëndimore do të fryjnë me shpejtësi deri në 17m/s.
Nga dita e premte, vranësirat do të shtohen dhe do të shoqërohen me reshje shiu që do të përfshijnë pjesë të vendit, sidomos në orët e vona të ditës dhe në mëngjesin e së shtunës. Të shtunën pasdite dhe gjatë ditës së diel do të ketë vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell, por reshjet do të jenë më të rralla.
Temperaturat maksimale do të jenë në rënie graduale, duke arritur 15°C deri në 17°C gjatë fundjavës. Temperaturat minimale fillimisht do të luhaten ndërmjet 6°C dhe 10°C, dhe mund të zbresin deri në 3°C në mëngjesin e së dielës.
Një qytetar i Prishtinës ka denoncuar publikisht restorantin My Shawarma. Muhamed Flugaj është ankuar për ushqimin që mori në këtë lokal, shkruan KFVA. Flugaj dy ditë më parë kishte porositur ushqim në My Shavarma – Prishtinë, ku aty nuk mori shërbimin që duhej i cili në pamjet që ka publikuar shihet mishi jo
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka theksuar se një nga opsionet për të zhbllokuar situatën politike është ndërhyrja e presidentes. “Një opsion tjetër është kyçja e institucionit të presidentes, në këtë rast presidentja. Unë besoj se Presidentja ne mandatin e saj ose mundet vetë të marrë iniciativë të konsultës me
Pakistani është zotuar të kundërpërgjigjet kundër Indisë, duke paralajmëruar se rezervon të drejtën për t’iu përgjigjur sulmeve me raketa gjatë natës në një “kohë, vend dhe mënyrë që zgjedh vetë”. Islamabadi e konsideroi sulmin e Indisë një “akt lufte” që pretendon se ka synuar qëllimisht zonat civile, duke vrarë të paktën 26 persona
QKUK ka hapur konkursin për drejtorë të 16-të klinikave. Në konkursin për drejtorë në 16 njësi të Qendrës Klinike Universitare, kanë aplikuar 36 specialistë, ku 33 prej tyre plotësuan kriteret e konkursit.Për drejtor të Klinikës së Pulmologjisë ka aplikuar Dr. Musa Hoxha dhe Dr. Naza Kamberi, kjo e fundit nuk i ka plotësuar