Këta janë kandidatët për drejtor të 16 klinikave në QKUK

 

 

QKUK ka hapur konkursin për drejtorë të 16-të klinikave.

Në konkursin për drejtorë në 16 njësi të Qendrës Klinike Universitare, kanë aplikuar 36 specialistë, ku 33 prej tyre plotësuan kriteret e konkursit.Për drejtor të Klinikës së Pulmologjisë ka aplikuar Dr. Musa Hoxha dhe Dr. Naza Kamberi, kjo e fundit nuk i ka plotësuar kriteret e konkursit.

Në Klinikën e Neurokirurgjisë ka aplikuar vetëm Dr. Besnik Elshani, kurse në atë të Kirurgjisë Plastike, Rekonstrukt dhe Estetikë, Dr. Violeta Zatriqi.Në Klinikën e Kirurgjisë Torakale janë dy kandidatë Dr. Nazmi Kolgeci dhe Dr. Sabit Misimi.

Kandidatë për drejtorë në Klinikën e Anestezionit dhe M.I janë Dr. Gazmend Spahija dhe Dr. Rexhep Gjyliqi. Për drejtor në Klinikën e Psikiatrisë ka kandiduar vetëm Dr. Faton Kutllovci.Në Klinikën e Neurologjisë kanë kandiduar Dr. Edmond Komoni dhe Dr. Rushir Jashari.Ndërsa, për atë të Klinikës së Pediatrisë kanë kandiduar Dr. Arlinda Maloku-Citaku dhe Dr. Alije Keka-Sylaj.

Për drejtor të Klinikës së Mjekësisë Fizikale me Rehabilitim kanë konkurruar Dr. Teuta Osmani-Vllasolli dhe Dr. Ylberie Kozmaqi, e cila nuk i ka plotësuar kriteret e kërkuara në konkurs.

Drejtor i Shërbimit Klinik i Emergjencës kanë kandiduar Dr. Naser Syla dhe Dr. Basri Lenjani.Për drejtor të Klinikës së Biokimisë Mjekësore kanë kandiduar 5 kandidatë: Dr. Leonard Kurti, Dr. Bislim Bislimi, Dr. Anita Morina, Dr. Driton Sopa dhe Dr. Shemsi Veseli.

Në Klinikën e Otorinolaringologjisë (ORL-së) kanë kandiduar Dr. Arsim Behramaj, Dr. Kujtim Kastrati, Dr. Arsim Elezaj dhe Dr. Flamur Ukaj.

Për drejtor në Klinikën e Gastroenterologjisë me Hepatologji kanë kandiduar Dr. Arber Veliu, Dr. Fitore Komoni-Bejta dhe Dr. Skender Telaku.Në Klinikën e Endokrinologjisë kandiduan Dr. Amir Rexhep, Dr. Merita Emini-Sadiku dhe Dr. Lumturije Kozmaqi, kandidate e cila nuk i ka përmbushur kriteret në konkurs.

Dy kandidat kanë konkurruar në Klinikën e Sëmundjeve Ngjitëse, Dr. Nderim Hasani dhe Dr. Vera Berisha-Ndreja.

Ndërkaq, 5 kandidatë kanë konkurruar për drejtor në Klinikën e Radiologjisë: Dr. Agim Bregaj, Dr. Ardian Biçaku, Dr. Bujar Imeri, Dr. Gani Morina dhe Dr. Jeton Shatri,

  • Shkrime të ngjashme

    Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet pas shkarkimit ish-drejtori i Burgut të Durrësit

    Drejtori i shkarkuar i burgut të Durrësit, Indrit Cërloj, pas arratisjes së Altin Ndocit, është arrestuar nga Policia, si i akuzuar për “shpërdorim detyre”. Pas arratisjes së Ndocit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve zbardhi të gjitha shkeljet që dyshohet të…

    Shifrat e fushatës: Sa ka investuar AAK për zgjedhjet lokale

    KQZ ka bërë publike detajet financiare të fushatës së AAK-së për zgjedhjet lokale të këtij viti. Raporti i paaudituar tregon se partia e Ramush Haradinajt ka shpenzuar mbi 24 mijë euro, kryesisht për reklama, paga dhe detyrime të tjera, duke…