India shkel traktatin e 1960!/ Planifikon që të bllokojë furnizimin me ujë të Pakistanit

 

 

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, deklaroi se qeveria e tij do të bllokojë ujin e lumenjve që rrjedh drejt Pakistanit.

Modi tha se ky ujë i këtyre lumenjve do të përdoret vetëm për Indinë, dhe për asnjë vend tjetër të huaj.

Uji që i përket Indisë ka rrjedhur jashtë vendit deri më tani. Ne do ta ndalojmë që tani e tutje, për t’i shërbyer interesave të Indisë dhe për ta përdorur atë për vendin tonë”, tha Modi.

Me këtë vendim qeveria indiane ka shkelur traktatin e nënshkruar më 19 shtator të vitit 1960 midis dy vendeve, ku Indisë i ndalohej që të ndryshonte rrjedhën e lumenjve ose të krijonte diga për interes të vetë, dhe Pakistanit i lejohej që të përdorte atë për të ujitur tokat bujqësore.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…