“I ke marrë paret për mos me e rrzu” – Publikohet video, është bisedë mes vëllait të shefit të personelit të Komunës së Prishtinës me një Inspektor

 

 

Një video ku pretendohet për korrupsion në Komunën e Prishtinës po qarkullon në rrjete sociale.

Në këtë video që është publikuar nga aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Çlirim Gërbeshi pretendohet se është një bisedë mes vëllait të shefit të personelit në Komunën e Prishtinës, Fadil Aliu-Hertica dhe një inspektori të Komunës së Prishtinës, shkruan gazeta KFVA.

Sipas këtij pretendimi, vëllai i shefit të personelit ia ka dhënë ryshfet një inspektori të Komunës, një shumë prej tetë mijë eurove për të mos ia rrënuar një objekt., i cili fillimisht ishte nisur si objekt banimi e më pas ishte tentuar të shndërrohej në xhami.

Në videon e publikuar, dëgjohet një zë duke thënë: “I ke marrë tetë mijë euro për mos me rrëzu. I ke marrë. Ti i ke marrë.” – deklaratë që, sipas Gërbeshit, i atribuohet vëllait të Fadil Aliu-Herticës.

Gazeta dhe Agjencia e Lajmeve KFVA nuk ka arritur ta konfirmojë autenticitetin e videos dhe audios së saj.

 

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…