by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka theksuar se një nga opsionet për të zhbllokuar situatën politike është ndërhyrja e presidentes.
“Një opsion tjetër është kyçja e institucionit të presidentes, në këtë rast presidentja. Unë besoj se Presidentja ne mandatin e saj ose mundet vetë të marrë iniciativë të konsultës me partitë politike, duke qenë në dijeni që ka ngec ecja përpara e konstituimit të institucioneve. Ose mund t’i drejtohet Gjykatës, por i duhet një vendim paraprak”, ka deklaruar ai.
Sa i përket idesë për votim të fshehtë në Kuvend, ai ka theksuar se kjo nuk do të zgjidhte krizën aktuale.
“Unë nuk jam kundër votës së fshehtë, sepse nuk ndryshon për opozitën asgjë. Për çka se e drejta në votë është po, jo, abstenim ajo nuk ndryshon. Ekziston edhe mosmarrja pjesë në votim. Mirëpo edhe nëse do të kalonte procedura e votimit të fshehtë nuk do ta zgjidhte çështjen e bllokadës në Kuvend. Jemi blloku, është bllokadë nuk duhet ta fshehim. Pra edhe nëse do ta arrinte VV-ja krijimin e komisionit dakordimin për votim të fshehtë prapë nuk do të ndryshonte epilogu”, ka deklaruar ai.
Ai ka shtuar se edhe në rast se Lëvizja Vetëvendosje arrin dakordimin për votim të fshehtë, nuk pret që deputetët e opozitës të ndryshojnë qëndrimin.
“Ka deputetë të opozitës që nuk janë të kënaqur me situatën, por asnjëri prej tyre nuk do të veprojë kundër partisë së vet”, ka shtuar kreu i AAK-së.
Haradinaj e ka cilësuar votimin e fshehtë vetëm si një pengesë shtesë që nuk do të ndihmojë procesin e konstituimit të institucioneve.
Njoftimin e presidentit amerikan, Donald Trump për një armëpushim të menjëhershëm mes indianëve dhe pakistanezëve është konfirmuar nga ministri i jashtëm i Pakistanit. Ishaq Dar ka publikuar një mesazh në rrjetin social X, ku ka thënë se “Pakistani dhe India janë dakorduar për një armëpushim me efekt të menjëhershëm”. “Pakistani gjithmonë është përpjekur
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se pas disa orësh negociata gjatë natës të ndërmjetësuara nga SHBA-ja, India dhe Pakistani janë pajtuar për armëpushim të menjëhershëm dhe të plotë. Ai ka falënderuar lidershipin e të dy shteteve për arritjen e marrëveshjes. Postimin e Trump e ka shpërndarë Sekretari Amerikan, Marco Rubio.
Policia rajonale e Ferizajt ka njoftuar se një 19 vjeçar në rrugën “Mejdi Xhaferri” e ka plagosur motrën e tij 25 vjeçare dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Ai tashmë është arrestuar. “Rreth orës 10:00, Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion për një plagosje me armë zjarri në
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, më 14 maj do të qëndrojë për vizitë në Kosovë në kuadër të një turneu në Ballkanin Perëndimor. Në agjendën e publikuar një ditë më parë nga KE-ja thuhet se zyrtari i lartë evropian do të takohet vetëm me presidenten Vjosa Osmani, me të cilën do të