Edhe Sveçla sillet me truproje kah Kuvendi, deklarohet për qeverinë tranzicionale

 

 

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Xhelal Sveçla, është deklaruar para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Sveçla, i cili është parë i shoqëruar me një truprojë përpara e një mbrapa, tha se nuk pajtohet absolutisht me propozimin e LDK’së për qeveri të tranzicionit, shkruan Insajderi.

Reagimi i tij vjen një ditë pas propozimit të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për qeveri të tranzicionit të të gjitha partive politike shqiptare deri në zgjedhjen e presidentit.

Deri më tani, deklarimi i Sveçlës përfaqëson edhe qëndrimin e subjektit politik që ai përfaqëson, Lëvizja Vetëvendosje.

Ngarendjet me truproje pranë “Tempullit të Demokracisë” janë bërë tashmë të zakonshme edhe për shefin e Sveçlës, Albin Kurtin. Ky i fundit çdoherë është parë me truproje, ku ka mënjanuar mediat përpara çdo seance konstituive.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…