by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Një ngjarje tronditëse familjare ka ndodhur dje në qytetin e Prizrenit, ku një shtetas turk ka vrarë vajzën e tij 15-vjeçare me thikë, dhe ka plagosur rëndë edhe vajzën tjetër, 11 vjeçe, shkruan Gazeta KFVA.
Burime ekskluzive të Gazetës kanë konfirmuar se kjo tragjedi ka ndodhur dje në orët e hershme të mëngjesit, në afërsi të autolarjes “Syle Buleci” në rrugën “Shote Galica”, ku ndodhen disa banesa kolektive. Patrullat kanë reaguar me shpejtësi dhe kanë arrestuar në vend të dyshuarin Mehmet Görenç, shtetas turk, i cili dyshohet se me mjet të mprehtë (thikë) ka sulmuar dy vajzat e tij të mitura, dhe gruan e tij.
Sipas ekipit të emergjencës, vajza 15-vjeçare ka ndërruar jetë në vend, ndërsa vajza tjetër 11-vjeçare është transportuar me urgjencë në spital, ku po trajtohet për plagë të rënda.
Naser Syla, shef i emergjencës ka thënë se gjendja e 10-vjeçares tani është stabile.
“Gjendja e saj tani është stabile, po trajtohet këtu tek ne. Po kryhen të gjitha ekzaminimet”, tha shkurtimisht Syla.
Sipas ekipit të emergjencës, vajza 15-vjeçare ka ndërruar jetë në vend, ndërsa vajza tjetër 11-vjeçare është transportuar me urgjencë në spital, ku po trajtohet për plagë të rënda.
“Gjendja e saj tani është stabile, po trajtohet këtu tek ne. Po kryhen të gjitha ekzaminimet”, tha shkurtimisht Syla.
Zëdhënësi i policisë në rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi pati bërë të ditur se i dyshuari ka lënduar veten dhe se ai tashmë gjendet në Spitalin Rajonal të Prizrenit.
Zëdhënësi pohoi se lëndime ka pësuar edhe bashkëshortja e tij, 35 vjeçare.
“Të gjithë këta janë familjar mes vete dhe janë shtetas të Turqisë me banim të përkohshëm në Prizren”, nënvizoi ai.
Gjithashtu, Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti për krime të rënda kanë dhënë detaje për vrasjen makabre të vajzës në Prizren.
“Bazuar në të dhënat fillestare të hetimit, dyshohet se krimi ka ndodhur brenda rrethit familjar, ku i dyshuari – (shtetas turk), babai i vajzave, dyshohet se me një mjet të mprehtë (thikë) ka privuar nga jeta vajzën e tij rreth moshës 15-vjeçare, e cila ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes”.
Për rastin, ka reaguar edhe presidentja Vjosa Osmani.
“Ky nuk është thjesht një krim. Është një akt barbar,” ka shkruar ajo.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim njofton se mbrëmjen e së hënës ka nisur një operacion intensiv për kërkimin e Halim Ramadan Sopaj, i cili është raportuar i zhdukur më datë 05.10.2025 në fshatin Janiqishtë, Komuna e Malishevës. Në njoftim thuhet se ekipet janë në terren dhe po vazhdojnë kërkimet për të. “Ekipet tona
Gjatë ditës së djeshme është raportuar për një rast të dhunës në një nga kopshtet private të qytetit të Lipjanit. Shaban Avdyli pretendon se mbesa e tij u sulmua nga ana e edukatorës Behare Gashi. ‘’Si dajë, jam i tronditur dhe shumë i lënduar për mbesën time.Sot në mëngjes në qerdhe , një
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja i cili u qëllua me armë zjarri nga 30-vjeçari Elvis Shkambi brenda sallës së Gjyaktës së Apelit, tronditi opinionin publik. Mediat në Shqipëri kanë publikuar pamje momentin kur vetëdorëzohet i dyshuari për vrasjen e Kalajës, shkruan JOQ, përcjell KFVA .
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt dhe Fadil Fazliut, të cilët së bashku me Hajredin Kuçin akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë. Në vendimet e ndara, gjyqtarja e procedurës paraprake, Marijorie Masselot ka thënë