QKUK-ja deklarohet rreth gjendjes shëndetësore të Oltion Bilallit

 

 

Futbolli kosovar u trondit pas një aksidenti që ndodhi sot në ndeshjen Gjilani-Malisheva, ku në një duel në ajër, futbollisti i Gjilanit, Oltion Bilalli, u përplas me portierin e ekipit kundërshtar, Ilir Avdyli.

Goditja ishte e rëndë për 23-vjeçarin, që ra në tokë pothuajse pa ndjenja.

I menjëhershëm ishte reagimi i ekipit mjekësor, që u fut në fushën e blertë më autoambulancë, për ta dërguar Bilallin me urgjencë në spital.

Mesfushori u raportua të ketë pësuar gjakderdhje të brendshme, teksa për gjendjen e tij shëndetësore është deklaruar edhe mjeku emergjent në QKUK, Naser Syla.

Është pranuar te ne në Qendrën Emergjente rreth orës 19:00, ku edhe është duke u trajtuar. Janë kryer disa ekzaminime të nevojshme, gjendja është stabile për momentin, por e rëndë.

Ai është në aparat me frymëmarrje të asistuar dhe me terapi për sedacion dhe analgjetik”, u shpreh Syla.

Në një prononcim për IndeksOnline, Syla thotë se sonte pas orës 22:00 do të përsëriten edhe disa ekzaminime për të përcjellur gjendjen e 23-vjeçarit. Trajtimi i mëtutjeshëm i Oltionit do të vazhdojë në mjekimin intensiv qendror.

  • Shkrime të ngjashme

    Kurti, Hamza e Abdixhiku dalin me vota minus nga rinumërimi – një kandidat i VV’së 228 vota më pak

    Në 15 komuna është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave, që erdhi pas mospërputhjeve gjatë verifikimit të votave të kandidatëve për deputetë. Sipas KQZ’së, nga rinumërimi dikush ka dalë mbi 220 vota më pak. Sipas rezultateve nga 227 vendvotimet e…

    “Pezullim i përkohshëm”, ambasada amerikane flet pas vendimit për vizat imigruese

    Departamenti amerikan i Shtetit të mërkurën dha lajmin se ka marrë vendim për pezullimin e përpunimit të vizave të imigrantëve për qytetarët e 75 vendeve, përfshirë edhe Kosovën. Ambasada amerikane ka dhënë shpjegime. Pas publikimit nga presidenti amerikan, Donald Trump,…