by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

H.S, shtetas i Republikës së Kosovës është arrestuar sot nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Spiunazh”.
Lajmi është bërë i ditur nëpërmjet një komunikatë nga Prokuroria Speciale, shkruan gazeta KFVA.
Aksioni dhe arrestimi është zhvilluar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, si dhe asistencën e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, pas zhvillimit të hetimeve disa mujore dhe aplikimit të masave të veçanta hetimore, ka arrestuar sot një person H.S. shtetas i Republikës së Kosovës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Spiunazhi”, nga neni 124 i KPRK-së. Aksioni dhe arrestimi është zhvilluar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, si dhe asistencën e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. Po ashtu, në bazë të urdhëresës së gjykatës kompetente, është kryer edhe bastisje në dy lokacione në Kosovë, ku janë sekuestruar prova materiale, përfshirë edhe disa telefona, që dyshohet se janë përdorur nga i dyshuari gjatë kryerjes së veprës penale.”, thuhet në njoftim.
Prokurori i shtetit nga PSRK-ja, ndaj të dyshuarit ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh dhe ndaj të njëjtit do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zhvillimin e suksesshëm të procedurës penale./KFVA/
Qeveria në detyrë ka ndarë rreth 1 milion euro për produktet ushqimore pë familjet në nevojë, raporton KFVA. “Propozimi i im është të miratohet 1 milion euro që do të jetë për pakot ushqimore në kuadër të masës 3.4 të pakos”, ka thënë Murati.
Genc Dugolli, djali i ish-deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, është pranuar në pozitën e “ekspertit shqyrtues” në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP). Në garën për këtë pozitë, ai është vlerësuar me 78.6 pikë nga komisioni përzgjedhës, duke u renditur i dyti, pas Valbona Iballit, e cila ka marrë 89.2 pikë. Organi Shqyrtues
Përderia Ministri i Financave në detyrë Hekuran Murati, mburret e rreh gjoks për dhurimin e 100 eurove si lëmoshë për studentët, ai u frikësua nga komentet që mund ti vijne, andaj edhe i ndali komentet në postimin ku e bëri njoftimin, shkruan Gazeta KFVA. Megjithatë kjo nuk është hera e parë që ky
Trump ka argumentuar se përdorimi i forcave federale është i nevojshëm për të shuar dhunën në qytetet e udhëhequra nga demokratët, për të luftuar krimin dhe për të mbështetur iniciativat e tij për deportim. Disa guvernatorë demokratë e kanë kundërshtuar fuqimisht këtë veprim, duke thënë se është i panevojshëm dhe mund të përshkallëzojë