by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, bashkë me këshilltarët komunal të LDK-së, kanë braktisur mbledhjen e katërt të Kuvendit të Kryeqytetit, e cila nisi në orën 10:20.
Rama doli nga mbledhja me arsyetimin se nuk ju aprovua kërkesa e tij që pika e 14-të e rendit të ditës, e cila ishte “Propozim – vendimi për hartimin e planit të hollësishëm rregullues në Çagllavicë”, të zhvendoset si pikë e parë e rendit të ditës. Sipas tij, Komiteti për Politikë e Financa, i përbërë nga asamblistë të partive politike në kuvend, e ka vendosur si pikë të 14-të këtë propozimvendim, ndërsa, shefja e asamblistëve të LDK-së, Jeta Rafuna, tha se ajo pikë është dashur të vendoset në fillim, siç ka kërkuar, sipas saj, kryetari Rama.
“Përparim Rama nuk mundet me vendosë vet renditjen e temave të cilat do të diskutohen në kuvend. Rama s’mund të kushtëzojë kalimin e propozimeve tjera me këtë pikë. Kryetari ka halle tjera. Ai e ka mendjen 70 hektarë në Çagllavicë. Ka ngut ta ngjisë sa më lart në rend dite – sepse aty janë interesat e tij. Aty janë premtimet që u ka dhënë biznesmenëve për koeficientë ndërtimi. Ka borxhe për të larë – jo ndaj qytetarëve, por ndaj atyre që i financuan “rrugëtimin ndërtimor” – deklaroi këshilltari komunal i PDK-së, Leutrim Retkoceri.
Në mbledhjen e katërt të Kuvendit Komunal të Prishtinës, ishin paraparë të diskutohen 18 pika të rendit të ditës, përfshirë subvencionimin me mjete financiare të KRM “Pastrimi”, raportin e punës së “Termokos” si dhe gjendjen aktuale në kryeqytet me qen endacakë, por në mungesë kuorumi mbledhja u ndërpre.
Hysri Selimi është arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Spiunazhi”. Selimi, është emër i njohur për autoritetet kosovare për përfshirjen e tij të mëhershme në aktivitete terroriste. Gazeta raportoi nga burime brenda institucioneve të sigurisë merr vesh se janë konfirmuar dyshimet për përfshirjen e Serbisë në përhapjen e rrymave radikale fetare në Kosovë,
Përmes një parashtrimi të përbashkët, katër ekipet e mbrojtjes në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, kanë kërkuar nga trupi gjykues refuzimin e kërkesës së Zyrës së Prokurorit të Specializuar për pranimin në prova materiale të mbi 300 dokumenteve që pretendohet se janë nga Shtabi i Përgjithshëm
Friedrich Merz ka arritur shumicën e nevojshme për t’u zgjedhur kancelar i ri i Gjermanisë në raundin e dytë të votimit të zhvilluar të martën në Bundestag. Merz ka marrë 325 vota në rundin e dytë, nga 316 sa i nevojiteshin për t’u zgjedhur. Votimi është përsëritur pak orë pas rundit të parë,
Ukraina paralajmëroi të martën kundër çdo pjesëmarrjeje të trupave të huaja në paradën e Rusisë më 9 maj për të shënuar 80 vjetorin e mposhtjes së Gjermanisë naziste, duke thënë se kjo do të ishte “e papranueshme” dhe do të shihej si ndihmë për Moskën për të “’pastruar’ krimet e saj të luftës”.