Peci në dorëheqje: Rroga e ministrit më bëri të harroj se isha deputet

 

 

Ministri i dorëhequr i Bujqësisë, Faton Peci,  sqaroi se paga e tij pas zgjedhjeve është vazhduar si ministër në detyrë dhe jo si deputet.

Ai tha se kishte respektuar procedurat institucionale dhe kishte lënë që administrata ta aplikojë modelin e mëparshëm të pagesës.

“Ne ju kemi drejtu, administrata e Kuvendit na ka shkru email. Pyetja ka qenë: a dëshironi ta merrni pagën si ministër në detyrë apo si deputet i zgjedhur? Përgjigja ka qenë që respektojmë praktikat e mëhershme. Kur doli rroga, e pashë që rrogën e mora të ministrit”, tha Peci.

Sipas tij, është më mirë që ministrat në detyrë të vazhdojnë të paguhen si të tillë, për të shmangur debatet që lidhen me konstituimin e Kuvendit dhe pagesat për pjesëmarrje.

“Ne vazhdojmë me marrë pagat e ministrave dhe ma mirë që i marrim pagat e ministrave, për shkak se ka shumë përfolje që po thonë ‘po shkojmë për meditje e s’po e konstituojmë Kuvendin’. Jo, ma, ajo është rregullorja e Kuvendit”, theksoi ai.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…